Showbiz

Vdekja e princeshë Dianës, i biri rrëfen dhimbjen: S’ka pikëllim më të madh në jetë sesa të ngelesh jetim!

Princi William është shprehur për humbjen e nënës së tij, Princeshës Diana, duke thënë se ndjen "dhimbjen si asnjë tjetër" pas vdekjes së saj në një aksident me makinë në 1997.
Featured image of article: Vdekja e princeshë Dianës, i biri rrëfen dhimbjen: S’ka pikëllim më të madh në jetë sesa të ngelesh jetim! Princi William dhe Princesh Diana.

MBRETËRI E BASHKUAR– Duke folur në një dokumentar të BBC-së për shëndetin mendor, Duka i Kembrixhit tha se njerëzit britanikë , veçanërisht burrat duhet të ndihen mirë duke folur për çështjet e shëndetit mendor.

“Unë mendoj se kur humb një njeri të dashur në një moshë shumë të re ju ndjeni dhimbje si asnjë dhimbje tjetër dhe e dimë se jeta jonë do të bëhet më e vështirë dhe do të hasim diçka më të dhimbsshme se ajo “, – tha William.

“Mendoj se kur ngel jetim në moshë të vogël, në çdo kohë, por veçanërisht në moshë të vogël, ndjen dhimbje si asnjë dhimbje tjetër,”-shtoi mw tej William.

Duka bëri thirrje për hapjen më të madhe të mirëqenies emocionale duke folur me futbollistët Peter Crouch, Danny Rose, Thierry Henry, Jermaine Jenas dhe menaxherja e Anglisë Gareth Southgate, si pjesë e filmit “Talk Royal Team Talk” të BBC për shëndetin mendor.

Risjellim në vëmendje se ai ishte 15 vjeç kur nëna e tij, Diana, Princesha e Uellsit, u vra në një aksident automobilistik në Paris, ndërsa shoferi i saj u largua nga ndjekja e paparacëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në vitet e fundit, William dhe vëllai i tij, Princi Harry, kanë nxjerrë në pah dhimbjen pas humbjes së nënës së tyre.

Princ William krijoi një faqe interneti në shtator për të përmirësuar shëndetin mendor në vendet e punës dhe në shkurt ai kritikoi klubet profesionale të futbollit në Angli, duke i akuzuar ata se nuk kishin marrë seriozisht shëndetin mendor të lojtarëve të tyre. William gjithashtu shërben si President i Shoqatës së Futbollit të Anglisë.

Burimi: CNN

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment