SPAK pushton Bashkinë e Tiranës, 8 flet-arreste për “3 Drejtorët” e Veliajt, Qato dhe Molla në burg
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje qeverisë që të angazhohet seriozisht për përballimin e situatës emergjente në vend për shkak të zjarreve. Me anë të një postimi në Facebook, Meta i shprehu gjithashtu ngushëllime familjes së viktimës së parë nga zjarret në vend, duke uruar edhe shërim sa më të shpejtë të gruas së Andrea Haxhiajt, i cili humbi jetën ditën e sotme. Meta gjithashtu i ka bërë thirrje për ndihmë Mekanizmit të Mbrojtjes Civile Evropiane, si dhe çdo shteti që kaa mundësi të ndihmojë. Ai më poshtë u bëri thirrje banorëve që të evakuohen nga zonat që janë me rrezikshmëri të madhe.
Postimi i plotë:
Humbja e jetës së qytetarit Andrea Haxhiaj në zonën e Gjirokastrës, si pasojë e zjarreve, është thellësisht trishtuese. Duke i shprehur ngushëllimet më të thella familjes, i uroj bashkëshortes së të ndjerit, e lënduar nga djegiet në trup, shërim sa më të shpejtë. I bëj thirrje Qeverisë, në veçanti Ministrit të Mbrojtjes, Ministrit të Brendshëm dhe Drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, të angazhohen seriozisht, me të gjitha forcat operacionale të emergjencës dhe kapacitetet në dispozicion, jo me mjete rrethanore, për përballimin e kësaj situate alarmante, të përhapur tashmë në disa Qarqe të vendit.
Është tepër urgjente organizimi i operacioneve më efikase nga ajri dhe marrja e çdo mase efektive, për të shmangur çdo humbje tjetër jete, për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve në nevojë dhe minimizuar pasojat tepër të rënda në pasuritë publike dhe private. Përsëris thirrjen për t’ju drejtuar sa më parë për ndihmë Mekanizmit të Mbrojtjes Civile Europiane dhe çdo vendi partner, që ka mundësi të na ndihmojë.
Përcjell solidaritetin me forcat zjarrfikëse, Forcat e Armatosura dhe punonjësit e strukturave vendore dhe qendrore të angazhuara në terren për fikjen e zjarreve dhe u bëj thirrje qytetarëve, në zonat me rrezikshmëri të lartë, të jenë sa më bashkëpunues me ta, veçanërisht për të zbatuar urdhrin e evakuimit, në rastet kur kjo është e domosdoshme.
(I.A/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
HIMARË– Një shqiptar i Kosovës, i identifikuar si Bekim Rashiti, me shtetësi zvicerane ka deklaruar publikisht se është dhunuar nga një prej truproja...
TIRANË– Ish-i dërguari amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka preferuar të mos e komentojë vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit pë...
TIRANË– Pas vizitës në Beograd, ish- i dërguari amerikan Richard Grenell për bisedimet Kosovë-Serbi ka vizituar Shqipërinë, ku është takuar dhe me kr...
TIRANË– Partia Demokratike ka kallëzuar në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kreun e Bashkisë Mallakastër, Qe...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për të huajt”, duke sjellë edhe listën me arsyetimet se përse ka nevojë për r...
VLORË– Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka folur lidhur me përballimin e situatës me flakët në vend. Në një intervistë për Report Tv, ai u shpreh s...
Fakte të dala në dritë ditët e fundit hedhin dyshime të forta se helmimi i qytetarëve të Fierit mund të mos ketë qenë aksidental, por i qëllimshëm. MCN publikon...
TIRANË– Myslim Murrizi ka paralajmëruar dy padi të tjera në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në një intervis...
HIMARË– Kryeministri Edi Rama duket se është tërhequr nga jeta politikë për të shijuar pushimet e verës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mëngjes...
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, ka njoftuar se ka nominuar Kroacinë për Programin e Heqjes së Vizave, “Visa waiver program”, çka do të...