Aktualitet

Vdekja e mjekut Drini Dobi, Sonila Meço i bën dedikimin prekës: Me fat që të njoha! Kujdesu për familjen nga lart, siç di veç ti!

Sonila Meço ka reaguar për mjekun Drini Dobi, pas ndarjes së tij nga jeta duke u shprehur se ishte me fat që e kishte njohur. 
Featured image of article: Vdekja e mjekut Drini Dobi, Sonila Meço i bën dedikimin prekës: Me fat që të njoha! Kujdesu për familjen nga lart, siç di veç ti! Sonila Meçe dhe Drini Dobi

TIRANË– Moderatorja e njohur Sonila Meço ka reaguar lidhur me vdekjen e mjekut të njohur, neurologut Drini Dobi. Në një postim të gjatë për mjekun, pas ndarjes së tij nga jeta, Meço është shprehur se ishte me fat që e kishte njohur.

Derisa ta na puqë përjetësia kujdesu për familjen e shtrenjtë nga lart, siç di veç ti! Dhe e di se do të të teprojë bash edhe për ne, sepse ky ishe, e do të mbetesh Përgjithmonë Drin!,”-shkruan ndër të tjera ajo.

POSTIMI I PLOTË:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Përgjithmonë Drin! Vrrullshëm e i bardhë, ashtu jetove, shenjuar nga emri, që u bë edhe fati im në jetë siç ma kujtoje shpesh kur në ankth për të shtrenjtë të thoja: “Drin jam në merak”…si më qetësoje? “Drinat janë shpëtimi yt.” Dhe ishe shpëtimi, fytyra e ëmbël e shpresës, mishërimi i përkorë i njerëzores. Në netë ankthi e stresi na sugjeroje një gotë verë të kuqe, do ta lë sonte të më bëjë shoqëri, ëmbël e ngrohtë me kujtimet e një miku zemre, që diti të kurojë mjeshtërisht mendje e shpirtra. Një gotë për ty Drin, në vetmi pa shpjegime do mësojmë ta pranojmë mungesën tënde të dhimbshme, por sa herë të bëhemi dy, tre, dhjetë do ngremë kokën, do na shohësh nga lart ashtu “telendarë” tokësorë (shprehja jote e pandashme), por përjetësisht mirënjohës për fatin që të njohëm, deshëm e na deshe! Derisa ta na puqë përjetësia kujdesu për familjen e shtrenjtë nga lart, siç di veç ti! Dhe e di se do të të teprojë bash edhe për ne, sepse ky ishe, e do të mbetesh Përgjithmonë Drin!

Mjeku Drini Dobi ndërroi jetë ditën e djeshme, teksa ishte dërguar në Itali për mjekim më të specializuar, por nuk ka mundur dot që t’i mbijetojë Covid-19, duke shënuar një tjetër humbje për bluzat e bardha në Shqipëri.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment