Politike

Vdekja e Marko Bellos, Meta në lot: Lamtumirë i shtrenjti ynë…sa shumë dhimbje, Zoti ju dhëntë forcë Silvanës dhe fëmijëve

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se iku para kohë një mik, bashkëpunëtor, koleg dhe qytetar model.
Featured image of article: Vdekja e Marko Bellos, Meta në lot: Lamtumirë i shtrenjti ynë…sa shumë dhimbje, Zoti ju dhëntë forcë Silvanës dhe fëmijëve Ilir Meta

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka shprehur dhimbjen për humbjen e Marko Bellos, ish-deputetit që ndërroi jetë sot nga Covid-19. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se iku para kohë një mik, bashkëpunëtor, koleg dhe qytetar model.

“Sa shumë dhimbje nga kjo ikje e parakohëshme e një miku, bashkëpunëtori, kolegu, intelektuali aktiv, qytetari model e familjari shembullor! Zoti ju dhëntë forcë Silvanës, fëmijëve e të afërmve për këtë humbje kaq të madhe, që na tronditi të gjithëve këtë mëngjes!  Ngushëllimet më të ndjera!  Përherë i paharruar në kujtimet tona! LAMTUMIRË I SHTRENJTI YNË MARKO BELLO!”- shruan Meta.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Marko Bello u shua në Turqi në moshën 59-vjeçare. Ai kishte shkuar të kurohej nga Covid-19, por gjendja shëndetësore u përkeqësua dhe nuk ia doli dot mbanë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment