Aktualitet

Vdekja e Kasem Hysenbelliut, Basha mesazh ngushëllimi: Jam i hidhëruar, luftëtar i medias së lirë! Shembull i njeriut kurajoz dhe të sinqertë

Presidenti i Fax News, Kasem Hysenbelli u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në Turqi për shkak të komplikacioneve nga COVID19.
Featured image of article: Vdekja e Kasem Hysenbelliut, Basha mesazh ngushëllimi: Jam i hidhëruar, luftëtar i medias së lirë! Shembull i njeriut kurajoz dhe të sinqertë

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka ngushëlluar familjen e botuesit Kasem Hysenbelliu, i cili u nda nga jeta mëngjesin e sotëm. Në një reagim në rrjetet sociale, Basha shkruan se është i tronditur, ndërsa shton se ai është një nga kontributorët e spikatur në fushën e medias.

POSTIMI I PLOTË:

Jam i hidhëruar nga lajmi tonditës për ndarjen nga jeta të Kasem Hysenbelliut, një qytetar i angazhuar dhe luftëtar i medias së lirë. Ngushëllimet e mia më të ndjera familjes Hysenbelliu për këtë humbje të rëndë! Lutjet dhe mendimet e mia janë sot me ta, si dhe me miqtë, kolegët dhe ekipin e televizionit Fax News.

Për ne që e kemi njohur personalisht, Kasemi do të mbetet shembulli i njeriut kurajoz, të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë dhe një përkrahës i të drejtës dhe të vërtetës. Ai do të kujtohet si një ndër kontributorët e spikatur në fushën e medias, themelues dhe president i televizionit Fax News, administrator i gazetës më të madhe në vend “Panorama” dhe i televizionit “News24”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Trishtimi dhe dhimbja janë të mëdha për këtë humbje tragjike. U prehtë në paqe!

Presidenti i Fax News, Kasem Hysenbelli u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në Turqi për shkak të komplikacioneve nga COVID19. Botuesi dhe drejtuesi i disa prej mediave kryesore në vend prej më shumë se 20 vitesh, nuk mundi të fitojë betejën me virusin vdekjeprurës.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment