Rajoni

Vdekja e ish-ministrit grek! Një person pa gjithçka, vendos të flasë hapur: Pashë autorin, u zunë dhe e qëlluan më shkop… “Unë pashë sulmin vrasës” – Dëshmitari thyen heshtjen e tij

Dëshmitari tregoi se mes dy palëve kishte nisur një sherr, dhe kishte mundur të dëgjonte vetë: Ik o plak!, kjo pasi sipas tij, peshkatarët amatorë nuk lejoheshin që të dilnin në det. 
Featured image of article: Vdekja e ish-ministrit grek! Një person pa gjithçka, vendos të flasë hapur: Pashë autorin, u zunë dhe e qëlluan më shkop… “Unë pashë sulmin vrasës” – Dëshmitari thyen heshtjen e tij Sifis Valyrakis

GREQI– Një dëshmitar okular i vrasjes ish-ministrit grek Sifis Valyrakis ka thyer heshtjen dhe ka vendosur që të dëshmojë e tregojë para hetuesëve gjithë çfarë di. Sipas tij, ish-ministri kishte dalë me varkë në det, dhe në një moment i ishte afruar një anije peshkimi.

Dëshmitari tregoi se mes dy palëve kishte nisur një sherr, dhe kishte mundur të dëgjonte vetë: Ik o plak!, kjo pasi sipas tij, peshkatarët amatorë nuk lejoheshin që të dilnin në det. 

Më tej, dëshmitari tregoi se një prej peshkatarëve e kishte goditur dy ose tre herë me shkop dhe më pas ishin larguar. Për shkak të afësisë nga ndodhia, rreth 150 metra, dëshmitari pretendon se ka arritur që t’i identifikojë autorët.

Ndërkohë avokatët e familjes kanë ngritur një aktakuzë për shkelje të detyrës së Rojës Bregdetare. 

Rezultatet finale të zgjedhjeve në kohë reale dhe të përditësuara nga burimi zyrtar KQZ këtë vit do të mund ti ndiqni në Dosja.al. Kliko për të parë platformën.

Ish-ministri grek u gjet i vdekur në det në fund të janarit, milje larg varkës së tij, pasi ishte zhdukur prej disa orësh. Alarmi për zhdukjen e tij u dha nga bashkëshortja, e cila këmbëngul se ai është vrarë. Ndërsa bën apel që drejtësia të zbardhë gjithë ngjarjen.

Marrë nga Protothema

(k.m/dosja.al)

Shto Koment