
ITALI-Një gjest solidarë është filmuar ditën e sotme në Itali. Gastronomët në një protestë të zhvilluar kundër masave të marra nga qeveria italiane në përpjekje për të vënë nën kontroll përhapjen e virusit, janë bërë shembull solidariteti dhe nderimi.
Në një moment Karabinierët përpara Montecitorio gjatë protestës kanë hequr helmetat në fund të shërbimit për vdekjen e Vittorio Iacovacci të vrarë në një pritë në Kongo, ndërkohë njerëzit përreth tyre i kanë duartrokitur.
“Nuk është hera e parë koment nga zyra e shtypit Arma -, ne e konsiderojmë atë si një vlerësim për punën tonë në një ditë zie për kolegun tonë Vittorio Iacovacci, i vrarë në Kongo me Ambasadorin Luca Attanasio,”-kanë thënë oficerët e policisë.
Video e plotë:
Diplomati italian u vra ditën e djeshme në Kongo nga disa terroristë që i zunë pritë. Mendohet se ambasadorin italian do e rrëmbenin por situata u doli jashtë kontrollit terroristëve dhe përfundoi në tragjedi.
(k.a/dosja.al)