Aktualitet

Vdekja e Drini Dobit nga Covid-19/ Mjekët përloten në studio, Skënder Bratajt nuk i dalin fjalët: E kisha shok shkolle…

Ndërkohë, Drejtori i Urgjencës Kombëtare,  Skënder Brataj me lot në sy ka thënë se me Drinin ishin shok shkolle. 
Featured image of article: Vdekja e Drini Dobit nga Covid-19/ Mjekët përloten në studio, Skënder Bratajt nuk i dalin fjalët: E kisha shok shkolle…

TIRANË- Lajmi për vdekjen e neorologut të njohur Drini Dobi, ka përlotur mjekët. Të ftuar në emisionin “Arena” mjekët Arben Pilaca, Genc Sulçebe dhe drejtori i Urgjencës Skënder Brataj, janë përlotur në momentin që kanë marrë lajmin e trishtë nga moderatori i emisionit.

Ndërkohë, Drejtori i Urgjencës Kombëtare,  Skënder Brataj me lot në sy ka thënë se me Drinin ishin shok shkolle.

Morëm një lajm shumë të hidhur, unë e kam patur shok shkolle. U munduam të bënim…Jeta…”, tha Brataj por fjalët nuk i dilnin nga lotët.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mjeku i njohur neurolog , Drini Dobi ka humbur jetën për shkak të koronavirusit. Për shkak se gjendja e tij shëndetësore ai shkoi në Itali për t’u kuruar por për fat të keq nuk ia ka dalë dot.

Drini Dobi është nisur me urgjencë disa ditë më parë drejt Italisë për të marrë një mjekim më të specializuar, pasi gjendja e tij pas infektimit me COVID-19 u rëndua.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment