LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Vdekja e Baxhakut, Unioni i Gazetarëve: Ishte një nga themeluesit. Lamtumirë i shtrenjti ynë!

16 Gusht 2019, 17:18 Nga DOSJA
Vdekja e Baxhakut, Unioni i Gazetarëve: Ishte një nga themeluesit.

TIRANË- Pas vdekjes së gazetaritt ë njohur Fatos Baxhaku, ka ardhur një reagim dhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë. Në një reagim UGSH shkruan se Baxhaku ishte një nga themeluesit e kësaj shoqate.

Prej disa kohësh kolegu ynë i dashur përballej në heshtje sizifi me sëmundjen e rêndë duke zgjedhur dhe preferuar që kapitullin e fundit të betejës fatale ta vijonte me heshtjen e vet fisnike te modestisë dhe larg zhurmës”, shkruhet në reagimin e Unionit.

REAGIMI I PLOTË

Lamtumirë i shtrenjti ynë Fatos Baxhaku!!!

Ndahet nga jeta gazetari i shquar Fatos Baxhaku, një ndër të rrallët profesionistë të gazetarisë bashkëkohore shqiptare. Themelues i disa të përditshmeve në shtypin pluralist shqiptar dhe nismëtar themelues i organizatës më të madhe të gazetarëve, Unionit të Gazetarëve Shqiptarë

Tiranë 16.08.2019

Gazetari Fatos Baxhaku një nga reporterët, redaktorët, kryeredaktorët e rrallë, i shumëvlerësuar si pionier i shtypit të pavarur që nga fillimvitet ’90-të, autori i njohur i reportazheve të shkruara dhe televizive, studiues i historisë, një penë e mprehtë kritike e tranzicionit shqiptar dhe reportazhisti me ndjeshmëri të pashoqe profesionale dhe njerëzore, ka ndërruar jetë sot, më 16 gusht 2019, në moshën 55-vjeçare. Prej disa kohësh kolegu ynë i dashur përballej në heshtje sizifi me sëmundjen e rêndë duke zgjedhur dhe preferuar që kapitullin e fundit të betejës fatale ta vijonte me heshtjen e vet fisnike te modestisë dhe larg zhurmës. Fatosi zgjodhi ta mbante për vete këtë ikje të parakohshme duke i lënë në provën e vështirë të ikjes së parakohshme, të gjithë miqtë dhe kolegët e tij.

Miku dhe kolegu ynë i shtrenjtë Fatos Baxhaku lindi në Tiranë në vitin 1964. Të gjitha ciklet arsimuese i kreu në kryeqytet, deri ne vitin 1986, kur përfundoi Fakultetin e Histori-Filologjisë në UT.  Pas kësaj periudhe ai ndoqi një karrierë tê gjatë, së pari në Institutin e Historisë së Akademisë së Shkencave dhe më pas duke mos u shkeputur asnjë moment kontribuoi në gazetsrinë e shkruar dhe atë audiovizive.

Jeta e tij në redaksitë e mediave pasoi kêtë udhëtim: Nga 1993 e deri në 1998 ishte bashkëthemelues, kryeredaktor dhe gazetar i “Gazetës Shqiptare”.  Në periudhën 1998-1999 ishte kryeredaktor i parë i lajmeve në Tv “Klan”. Në1999-2000 ishte kryeredaktor i revistës javore “XXL”. Nga 2001 deri në 2005 ishte kryeredaktor dhe reporter telereportazhi në Tv “Vizion Plus”. Në 2006-2007 ishte kryeredaktor dhe gazetar i reportazhit në gazetën ditore “Shqip”. Prej vitit 2015 kalon gazetar në profesion të lirë.

Fatos Baxhaku është autor ose bashkëautor shumë cikleve me telereportazhe të cilat u bënë të shumëndjekura dhe popullore ai: “Tunel” (Vizion Plus), “Rrugëtim” (Top Channel), “Shtëpia e vjetër” (Digitalb).

Ai është autor dhe realizues i shumë dokumentareve televizive me tema dhe pêr personalitete nga kultura dhe historia kombëtare. Ka lektoruar në degët e gazetarisë të Universiteteve të Tiranës, Elbasanit dhe në qindra trainime e leksione të hapura për gazetarët e rinj ne qytetet kryesore të hapësirës shqiptare. Ai ka botuar një cikël të rrallë librash me reportazhe, portrete, ese dhe artikuj kritikë e analitikë. Kolegu ynë i shquar Fatos Baxhaku ka qenë shpesh në nisma dhe reagime qytetare si aktivist i mençur dhe qytetar me klas.

Baxhaku ka qenë i përfshirë në lëvizje dhe preokupime gjurmëlënëse të shoqërisë shqiptare të këtyre 30 viteve, duke u bërë anëtar i Komitetit Shqiptar të Helsinkit, drejtues i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë si dhe i disa grupimeve në mbrojtje të vlerave, trashëgimisë dhe pasurive identifikuese kombëtare shqiptare. Si gazetar dhe mjeshtër i dokumentarit dhe reportazhit ai u përfshi në bashkëpunime të shumta me organizata të ndryshme prestigjioze ndërkombëtare si dhe me aktorë të huaj që mbeten aktorë potencialë në mbështetjen e lirisë dhe demokracisë në Shqipëri.

Për këto kontribute dhe vlera që mishëroi në jetën dhe karrierën e vet si gazetar, Fatos Baxhaku meritoi shumë çmime dhe çertifikime kombëtare dhe ndërkombëtare, mes të cilëve edhe çmimin më të rëndësishëm ” Karriera” që jepet nga organizata që e bashkëthemeloi, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.

Ndarja nga jeta parakohe e kolegut tonë të shtrenjtë Fatos Baxhaku, është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme. Komuniteti i gazetarëve profesionistë të vendit humbi një model profesionisti që përherë diti të bëjë mirë atë që duhej. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë humbi themeluesin dhe kolegun e shtrenjtë e të paharrueshëm, familja birin e urtë e të palodhur. U prehsh në paqe vëllai dhe kolegu ynë i shtrenjtë Baxhaku!

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Sot në moshën 55-vjeçare është ndarë nga jeta gazetari dhe publicisti i njohur Fatos Baxhaku. Ai prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë që e kishte tërhequr nga gazetari. Baxhaku u shua sot në banesën e tij duke humbur përgjithmonë luftën e gjatë më sëmundjen. Pas vdekjes së tij ka pasur me qindra reagime, nga miq dhe kolegë të tij.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture fatos baxhaku shuhet fatos baxhaku unioni i gazetarëve vdes fatos baxhaku fatos baxhaku shuhet fatos baxhaku unioni i gazetarëve vdes fatos baxhaku

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën