Aktualitet

Vdekja e adoleshentit dhe 32-vjeçares nga COVID, Rakacolli: Më mori mjekja duke qarë në telefon

Mira Rakacolli tha se të dyja humbjet ishin të rënda dhe kishin prekut edhe bluzat e bardha, duke shtuar se një prej mjekeve e kishte marrë në telefon duke qarë.
Featured image of article: Vdekja e adoleshentit dhe 32-vjeçares nga COVID, Rakacolli: Më mori mjekja duke qarë në telefon Mira Rakacolli

TIRANË– Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka folur për dy vdekjet e pacientëve të infektuar me COVID-19. Bëhet fjalë për adoleshentin nga Elbasani, vetëm 17 vjeç dhe 32-vjeçaren shtatzënë që vetëm pak kohë më parë lindi fëmijën.

Në një intervistë për Report Tv, Rakacolli tha se të dyja humbjet ishin të rënda dhe kishin prekut edhe bluzat e bardha, duke shtuar se një prej mjekeve e kishte marrë në telefon duke qarë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Mjekët bënë të pamundurën, por situata ishte e rëndë nuk ia dolën dot as mjekët dhe as vetë djali 18-vjeçar. Kjo na bën që t’i këshillojmë të rinjtë. Shohim një mentalitet tek ata që mendojnë se edhe nëse na zë e kalojmë lehtë. Duhet ta marrin më seriozisht dhe të mbrohen. Edhe nëna 32-vjeçare nuk ia arriti dot dhe pse u përpoqën shumë mjekët. Duhet të bëhej një ndërhyrje, u shpëtua fëmija që edhe sot është mirë, 4-5 ditë ajo ishte mirë dhe u mendua që do kalonte, por ky është COVID, një sëmundje e rëndë që të kap në pabesi,“- tha Rakacolli.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment