Aktualitet

Vdekja e 76-vjeçares tek Infektivi/ Ministria e Shëndetësisë: Nuk humbi jetën nga COVID-19, kishte tumor në pankreas

Ministria e Shëndetësisë sqaron se 76-vjeçarja nuk humbi jetën nga COVID-19, por nha tumori në pankreas.
Featured image of article: Vdekja e 76-vjeçares tek Infektivi/ Ministria e Shëndetësisë: Nuk humbi jetën nga COVID-19, kishte tumor në pankreas Foto ilustruse

Tiranë- Paraditen e sotme ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv, një 76-vjeçare e cila ishte prekur nga COVID-19.  Por, Ministria e Shëndetësisë thekson se e moshura nuk ka ndërruar jetë nga koronavirusi, por nga tumori në pankreas. Sipas MSH-së 76 vjeçarja nga Tirana vuante dhe nga sëmundje të tjera, si diabeti mellitus dhe insuficienca kardiake e dekompesuar.

 

“Lidhur me lajmin e publikuar në media për një 76 vjeçare që ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në Tiranë, Ministria e Shëndetësisë informon se, sipas shërbimit infektiv, pacientja ishte asimptomatike për Covid19 dhe ishte transferuar nga shërbimi i mjekësisë interne ku rezultoi batëse me Covid19. Pacientja ka ndërruar jetë nga sëmundja e tumorit të pankreasit, me metastaza hepatike. 76 vjeçarja nga Tirana vuante dhe nga diabeti mellitus dhe Insuficiencë kardiake e dekompesuar.”, njoftimi i ministrisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar me 6 raste të reja me COVID-19. Eugena Tomini nga ISHP njoftoi se harta është zgjeruar me  4 raste në Tiranë (nga te cilet një personel shëndetësor), 1 rast në Durrës, dhe 1 në Mat. Aktualisht 28 persona po marrin mjekim në spital,  nga të cilët 3 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar. Ndërkohë numri i të shëruarve ka shkuar në 877.

J.V/Dosja.al

Shto Koment