Aktualitet

Vdekja e 4-vjeçarit në Berat/ Nëna rrëfen ngjarjen e rëndë: Kur shkoi për të marrë ujë, e kapi korenti, e çova në spital…

Nëna Reshide Brahimasi ka deklaruar se ngjarja e rëndë ka ndodhur teksa fëmija shkoi për të marrë ujë.
Featured image of article: Vdekja e 4-vjeçarit në Berat/ Nëna rrëfen ngjarjen e rëndë: Kur shkoi për të marrë ujë, e kapi korenti, e çova në spital… Foto nga vendi i ngjarjes
Berat- Nëna e 4-vjeçarit në Berat, të cilin e zuri korenti mëngjesin e sotëm, ka deklaruar se gjithçka ndodhi teksa vogëlushi donte të merrte ujë. Reshide Brahimasi ka treguar se fëmijën në spital e ka çuar me një makinë të rastit, por vogëlushi nuk shpëtoi dot.

“Më tha një 10 vjeçar, shok i tij që luanin bashkë.  Unë e çova në spital me një vajzë, kishte një Benz të parkuar. E kapi korenti se vajti për të marrë ujë”, tha nëna e dëshpëruar, Reshide Brahimasi për Fax News.

Ndërsa një banor i zonës, deklaroi se në atë park, ku ndodhi ngjarja e rëndë, luajnë shumë fëmijë.“Këta që mbajnë përgjegjësi për mirëmbajtjen, marrin rrogën kot dhe asgjë nuk bëjnë” tha ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Berat, ku një fëmijë 4 vjeç ra në konktakt me energjinë elektrike dhe humbi jetën. Fëmija ishte duke luajtur në park, kur preku një prej telave që ushqente dritat e parkut.

J.V/Dosja.al

Shto Koment