Rajoni

Vdekja e 4 pacientëve me Covid-19 në Kosovë/ Ministri i Shëndetësisë: Prokuroria do të hetojë çështjen nëse ka elemente të veprës penale

Zemja ka thënë se Qeveria është në pritje të Prokuroria për të dalë më një raport final dhe të shihet nëse ka elemente të veprës penale.
Featured image of article: Vdekja e 4 pacientëve me Covid-19 në Kosovë/ Ministri i Shëndetësisë: Prokuroria do të hetojë çështjen nëse ka elemente të veprës penale Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemja.
Përditësuar:

KOSOVË– Ditën e sotme Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemja në një konferencë për media ka folur rreth ngjarjes së rëndë të së dielës, ku vdiqën  4 pacientë me Covid-19, në Klinikën Infektive.

Zemja ka thënë se janë duke pritur që Prokuroria të dal më një raport final dhe të shihet nëse ka elemente të veprës penale.

 “Prokuroria të dalin më raport konkret të njoftojnë ministrin dhe të dalin me raport konkret se a ka vepër penale apo jo.”-është shprehur Zemaj, duke shtuar se menaxhimi i pandemisë është në koordinim të plotë me të gjitha institucionet e Kosovës.

“Mendoj që duhet ti shikoni në aspekt pre. Filmi i pandemisë në të cilën gjendemi ne dhe gjithë globi dallon. Mos bëni krahasime mes kohëve dhe as mes individë më së pakti jom i interesuar që të merrem me atë pjesë. Menaxhimi është në koordinim të plotë më të gjitha institucionet. Me vendimi e ri të Qeverisë kemi kërkuar riaktivizim të plotë. Të gjitha shtabet emergjente të komunave janë deklaruar se do të respektojnë vendimet.  IKSHPK po mundohet që ti menaxhojë kërkesa. Ne jemi në mbështetje të plotë për çka do që kanë nevojë. Pjesën profesionale dhe menaxhimit të brendshëm ju lutëm ta kuptoni. Arsyet për neglizhencë nuk ekzistojnë, arsyet janë shtimi i kapaciteteve.”-  tha ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Zemaj u shpreh se vendimi i Bordit të SHSKUK-së, është për t’u përshëndetur, ndërsa gjatë ditëve në vijim do të bëhen të ditura edhe detajet e tjera.

“Shkarkimi i drejtorit, Basri Sejdiu duhet të përshëndetët, ndërsa në ditët në vazhdim do të bëjmë të ditur edhe veprimet e tjera.  Unë nuk përzihem në punët e prokurorisë, ajo që kërkoj prej tyre është që ata të dalin sa më shpejt me një raport konkret që të na informojnë të gjithë neve në lidhje me atë se çfarë ka ndodhur.”– u shpreh Zemaj.

Dy ditë më parë në Klinikën Infektive të QKUK-së vdiqën në të njëjtën kohë katër pacientë me Covid-19, për të cilët mediat vendase raportuan se  janë vrarë qëllimisht duke ju hequr oksigjenin. Për këtë arsye Ministria e Shëndetësisë në Kosovë shprehet se ka nisur një hetim për të zbardhur vdekjen e pacientët.

A.C/Dosja.al 

Shto Koment