Aktualitet

E rëndë në Korçë/ Vdes në një klinikë private 39-vjeçarja, nënë e 2 fëmijëve, nën hetim mjeku dhe infermieri

Ende nuk dihet se nga se vuante nëna e dy fëmijëve apo se cili ishte shkaku që e çoi drejt vdekjes mirëpo policia e Korçës ka nisur proçedimin penal ndaj mjekut dhe infermierit që u morën me trajtimin e Dukës.
Featured image of article: E rëndë në Korçë/ Vdes në një klinikë private 39-vjeçarja, nënë e 2 fëmijëve, nën hetim mjeku dhe infermieri
Përditësuar:

KORCE-Dy pjestarë të stafit mjekësor në Korçë po procedohen pasi dyshohet se nuk kane respektuar protokollin gjatë trajtimit të shtetases Xhensila Duka.

39 vjeçarja, banuesja në Korccë, humbi jetën ditën e djeshme në orën 16:30 në një spital privat. Ende nuk dihet se nga se vuante nëna e dy fëmijëve apo se cili ishte shkaku që e çoi drejt vdekjes mirëpo policia e Korçës ka nisur proçedimin penal ndaj mjekut dhe infermierit që u morën me trajtimin e Dukës.

Dy pjestarët e stafit dyshohet se nuk kanë respektuar protokollet mjekësore gjatë trajtimit të pacientes së tyre.

Njoftimi i plotë i policisë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve: I.B., 65 vjeç dhe M. P., 39 vjeçe, banues në Korçë.

Këta shtetas, duke qenë me detyrë personel mjekësor në një klinikë private,dyshohet se nuk kanë respektuar protokollet mjekësore gjatë trajtimit të pacientes Xh. D., 39 vjeçe, banuese në Korçë, e cila dje rreth orës 16:30, ka gjetur vdekjen në këtë klinikë. Në lidhje me këtë rast, po priten rezultatet e autopsisë ligjore. Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”

(A.B)/Dosja.al

  • 12:47

    ME FOTO/ Kjo është 39-vjeçarja që humbi jetën në klinikën private në Korçë, nënë e dy fëmijëve

    Xhensila Duka

    Del fotoja e Xhensila Dukës, e cila humbi jetën një ditë më parë në një klinikë private në Korçë. Mësohet se 39-vjeçarja humbi jetën teksa po merrte një trajtim mjekësor në një klinikë private. Ajo është nënë e dy fëmijëve.

    39-vjeçarja ndërroi jetë dje në orën 16:30 në një spital privat. Ende nuk dihet se nga se vuante nëna e dy fëmijëve apo se cili ishte shkaku që e çoi drejt vdekjes.

    Ndërkohë  policia e Korçës ka nisur proçedimin penal ndaj mjekut dhe infermierit që u morën me trajtimin e Dukës, përkatësisht I.B., 65 vjeç dhe M. P., 39 vjeçe.

    Dy pjestarët e stafit dyshohet se nuk kanë respektuar protokollet mjekësore gjatë trajtimit të pacientes së tyre.

Shto Koment