AktualitetDiasporaRajoni

Vdekja e 3 anëtarëve të familjes Haliti nga Gjilani, dëshmia e mjekut: U dha kujdesi i nevojshëm, nuk treguan se ishin helmuar nga kërpudhat

Burime nga qendra shëndetësore Manëz bëjnë me dije se më datë 5 maj rreth orës 11:30 turistët kosovarë janë paraqitur në qendër me simptoma helmimi nga ushqimi dhe të vjella, por nuk u kanë treguar mjekëve për ngrënien e kërpudhave.
Featured image of article: Vdekja e 3 anëtarëve të familjes Haliti nga Gjilani, dëshmia e mjekut: U dha kujdesi i nevojshëm, nuk treguan se ishin helmuar nga kërpudhat Afrim, Ferzinaze dhe Elfete Haliti

DURRËS– Detaje të reja kanë dalë nga vdekja e tre shtetasve nga Gjilani, të shkaktuar nga konsumimi i kërpudhave të cilat i kishin mbledhur në pyllin e Gjirit të Lalzit.

Burime nga qendra shëndetësore Manëz bëjnë me dije se më datë 5 maj rreth orës 11:30 turistët kosovarë janë paraqitur në qendër me simptoma helmimi nga ushqimi dhe të vjella, por nuk u kanë treguar mjekëve për ngrënien e kërpudhave.

Kreu i qendrës shëndetësore të Manzës. Anesti Kamberi në një prononcim për Report Tv tha shkurt se janë ndjekur të gjitha protokollet dhe nuk ka pasur asnjë neglizhim nga mjekët për rastin tragjik të 3 anëtarëve të familjes Haliti nga Gjilani.

“Janë ndjekur të gjitha protokollet, dhe nuk ka pasur asnjë neglizhencë nga mjekët” – tha shkurt mjeku.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dy mjekët e proceduar penalisht i kanë dhënë kujdesin e nevojshëm dhe sipas burimeve nga qendra mjekësore, pasi pacientët janë përmirësuar ata kanë lënë ambientet e klinikës.

Afrimi, Ferdinazja dhe Elfetja dyshohet se janë helmuar nga disa kërpudha që kishin mbledhur dhe më pas i kishin konsumuar në shtëpinë e tyre në Gjirin e Lalzit.

(d.a/dosja.al)


Lajmi kryesor/ Tragjedi në Shqipëri, humbin jetën tre anëtarët e familjes nga Kosova, u helmuan pasi konsumuan kërpudha

Shto Koment