Aktualitet

Vdekja e 25-vjeçares në Elbasan, miq e familjarë në protestë: Kush do t’i japë gji Aleas?

Edhe sot familjarët e Rexhina Debrovës, me lule, pankarta dhe lot në sy kanë protestuar për vajzën e tyre që humbi jetën 3 ditë më parë, pasi shkoi të lindte fëmijën në spitalin e Elbasanit. Ata kërkojnë drejtësi dhe fajësojnë mjekët për atë që iu ndodhi.

“Duam përgjigje”, ” Vrasës”, “Kush do t’i japë gji Aleas”, janë thirrjet e protestuesve. Ndërsa babai i 25-vjeçares u shpreh se ka video që vajza ka vdekur për faj të mjekësisë. “Ku është drejtësia, kush na mbron neve? Ne kemi video që vajza ime ka vdekur për faj të mjekësisë, nuk kishte njeri, duam të zbardhet e vërteta”, u shpreh babai i 25-vjeçares.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një ditë më parë nga gjykata e Elbasanit u liruan dy mjekët që asistuan në lindje. Për vdekjen e 25-vjeçares Rexhina Dobrova, në ekspertizën mjeko-ligjore thuhet se vdekja e saj ka ardhur nga koagulimi. Koagulimi është një mpiksje gjaku, e cila e bën këtë të fundit të trashet deri sa thahet përfundimisht në vena.  “Për pasoje nga mpiksja e gjakut është bllokuar një nga venat kryesore që çon gjakun në mushkëri, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme”, thuhet në ekpertizë. Tre ditë më parë 25-vjeçarja humbi jetën tragjikisht në spital pasi lindi foshnjën e saj me operacion. Mjekët e spitalit thanë se u bënë ekzaminimet para lindjes, por jo vizita e zemrës.

Shto Koment