
TIRANË- Kreu i Drejtorisë së Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, ka reaguar sërish lidhur me aksidentit fatal që ndodhi dje në Kakavijë, ku ambulanca përplasi për vdekje një 10-vjeçar.
Në një koment në mediat sociale, Gonxhja shkruan se hetimi do zbulojë gjithçka, por sërish fajin e hedh tek fëmija dhe tek nëna. Sipas tij në këtë rast qytetarët nuk janë treguar të kujdesshëm, pasi nuk kanë ndenj

ur në korsinë e sigurisë, por i kanë prerë rrugën ambulancës.
“Sidoqoftë nëse Ambulanca ka patur sirenat ndezur dhe karexhaten e lëvizjes, njerëzit nuk duhet t’i presin rrugën, as të bëjnë vetëgjyqësi e as të rrezikojnë jetën, ndërsa fëmijët as që mendohet të mund të lihen vetëm të kalojnë rrugën në atë moshë ndërsa ka mjete në lëvizje. Hetimi nxjerr çdo gjë, por fatkeqësi e madhe të humbësh jetën kështu, kur radhë a pa radhë, duhet të rrish o në kabine o në krahun e sigurisë të rrugës i mbrojtur dhe nën kujdesin e prindit!”, shkruan Gonxhja.
Edhe një ditë më parë në një reagim kreu i Drejtorisë së Transportit Rrugor, u shpreh se fajin për vdekjen e fëmijës e ka pasur nëna, pasi sipas tij ajo nuk ka qenë e zonja për ta mbajtur atë pranë vetes, por e kanë lënë në rrugë. Aksidenti tragjik ndodhi dje paradite në afërsi të fshatit Bularat, ku ambulanca sipas qytetarë ishte me shpejtësi të madhe ka përplasur për vdekje një 10-vjeçar, i cili bashkë me prindërit kishin dy ditë që prisnin për të kaluar në Greqi.
(A.B. Dosja.al)