Sherr për disa degë ullinj, kërcet arma në Fushë Krujë. Vdes në spital i plagosuri, Policia kërkon autorin
Plagosja në Fushë-Krujë, kush është autori (EMRI) 10 Gusht, 10:48 U plagos për disa ullinj, vdes...
Plagosja në Fushë-Krujë, kush është autori (EMRI) 10 Gusht, 10:48 U plagos për disa ullinj, vdes...
IDENTIFIKOHET xhaxhai që vrau aksidentalisht nipin në Shkodër, u plagos dhe vetë 9 Gusht, 22:55 Xhaxhai v...
Sërish zjarr në pyllin e Kolonjës, zjarrfikësit në luftë me flakët deri në orët e para të m&eu...
Donald Trump FBI kontrollon shtëpinë e Donald Trump në Mar-a-Lago dhe sekuestron disa dokumente 9 Gusht, 08:59 ...
LEZHË– Dy persona janë arrestuar në Lezhë pasi iu janë gjetur 30 kallëpe me lëndë eksplozive C-4, kapsolla dhe mjete të tjera të cilat dyshohen se do përdoreshin për tu vendosur në një objekt. Dy personat e arrestuar po qarkullonin me mjet nga Miloti në drejtim të Shkodrës, dyshohej se po transportonin lëndë eksplozive.
Ata u ndaluan në aksin e vjetër Milot-Lezhë, në fshatin Pllanë. Gjatë kontrollit të automjetit me drejtues A. M. dhe pasagjer I. L., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 30 kallëpe në formë cilindrike me lëndë eksplozive C-4, 17 kapsolla detonatore, 2 aparate celulare të lidhura me përcjellës elektrik, gati për t’u montuar me mina me telekomandë, si dhe një automjet. Dy personat e arrestuar akuzohen për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja e armëve luftarake, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive”, kryer në bashkëpunim.
NJOFTIMI I POLICISË:
Policia e Lezhës parandalon dhe godet një tentativë për trafikim të lëndëve eksplozive.Finalizohet operacioni policor i koduar “Pllana”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Lezhë, Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca Operacionale në DVP Lezhë.Sekuestrohen 30 kallëpe me lëndë eksplozive C-4, 17 kapsolla detonatore, 2 aparate celulare të lidhura me përcjellës elektrik, gati për t’u montuar me mina me telekomandë, dhe një automjet.Vihen në pranga 2 shtetasit që ushtronin këtë veprimtari kriminale.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve eksplozive, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se disa shtetas që po qarkullonin me mjet nga Miloti në drejtim të Shkodrës, dyshohej se po transportonin lëndë eksplozive, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Pllana”.Në kuadër të këtij operacioni, në aksin e vjetër Milot-Lezhë, në fshatin Pllanë, shërbimet e Policisë kanë identifikuar mjetin e dyshuar dhe kanë bërë të mundur ndalimin e tij.
Gjatë kontrollit të automjetit me drejtues shtetasin A. M. dhe pasagjer shtetasin I. L., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 30 kallëpe në formë cilindrike me lëndë eksplozive C-4, 17 kapsolla detonatore, 2 aparate celulare të lidhura me përcjellës elektrik, gati për t’u montuar me mina me telekomandë, si dhe një automjet.Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. M., 42 vjeç, banues në Durrës dhe I. L., 46 vjeç, banues në Dibër.
Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në të.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja e armëve luftarake, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive”, kryer në bashkëpunim.
(A.B)/Dosja.al
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al mban si lajm kryesor në faqe aksidentet më të rënda që kanë ndodhu...
KOSOVË– 46 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut kanë humbur jetën tragjikisht një ditë më parë në Bullgari si pasojë e djegies së një autobusi. Kosova dh...
Mbi njëqind persona kanë vdekur në aksidente në Ballkanin Perëndimor, në të cilat kanë qenë të përfshirë autobusë me udhëtarë. I fundit ka ndodhur në orët e par...
TIRANË– Një prej komentuesve i ka bërë të ditur kryeministrit Edi Rama se është mbështetës i ish-kryeministrit Sali Berisha mirëpo punët i ka bërë pë...
TIRANË– Dita e sotme do të jetë ndryshe nga nisja e javës, pasi shirat do ti lënë vendin motit me diell. Sipas MeteoAlb: Dita nis me kthjellime dhe v...
TIRANË– Ditën e djeshme janë mbajtur homazhe për artisten Hueyda El Saied, e cila ndërroi jetë në moshën 46-vjeçare si pasojë e një sëmundje t...
ELBASAN– Një makinë është shkrumbuar mëngjesin e sotëm në lagjen Vullnetari në Elbasan. Makina është në pronësi të E.T të cilën ai e kishte të parkuar pra...
Në të gjithë Europën, numri i njerëzve të infektuar me variantin ngjitës Delta po rritet dhe shumë qeveri po marrin në konsideratë të vendosin kufizime të reja....
TIRANË– Agron Shehaj ka konfirmur se do të marrë pjesë në Kuvendin e 11 dhjetorit që është thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Publikisht, dis...
SHQIPËRI– Katër persona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit për shkak të infektimit me Covid-19. Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet m...