Politike

“Vazhdoni bosa”, pas mbylljes nga Tatimet hoteli në Vlorë s’pyet as për Ramën, hapet në darkë sërish (VD)

Dje në mëngjes numri një i qeverisë tregoi një foto të hotel “Tragjasit” në Vlorë, duke thënë se Tatimet e kishin mbyllur.
Featured image of article: “Vazhdoni bosa”, pas mbylljes nga Tatimet hoteli në Vlorë s’pyet as për Ramën, hapet në darkë sërish (VD) Hotel Tragjasi

TIRANË- Prej ditësh qeveria ka nisur një aksion të gjerë kundër informalitetit. Të gjitha strukturat e Tatimeve, ministrisë së Financave, por dhe vet kryeministri fokusin e ka tek informaliteti. Edi Rama prej ditësh në Facebook-un e tij poston të bizneseve të mbyllura dhe mesazhe kundër tyre.

Dje në mëngjes numri një i qeverisë tregoi një foto të hotel “Tragjasit” në Vlorë, duke thënë se Tatimet e kishin mbyllur. “KOKA BEN KOKA PESON dhe nuk thotë kot populli, TAHMAJA E MADHE TE LE PA GJE. Vazhdoni bosa vazhdoni, luani si miu me macen me shtetin e me konsumatorin, se do ta paguani me qimet e kokës këtë lojë”, shkruan ndër të tjera Rama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por pak orë pas këtij njoftimi nga Rama, këngëtari i muzikës popullore Hysni Alushi postoi një foto ku lajmëronte se në mbrëmje do ishte në hotel “Tragjasi”. Sërish Alushi me anë të disa videove, tregoi se kishte shkuar në hotel “Tragjasi” dhe kishte kënduar sipas programit, dhe ky hotel nuk ishte mbyllur vërtet nga Tatimorët. Siç shihet dhe nga këto video të publikuara nga këngëtari, aksioni i Tatimeve nuk qenka shumë efektiv, pasi bizneset hapen brenda ditës.

Tatimet ditët e fundit të mbështetur nga të gjitha strukturat e tjer shtetrore kanë nisur aksione në të gjithë Shqipërinë, ku në fokus janë bizneset e mëdha dhe karburantet. Këto aksione janë inspektuar disa herë dhe nga zv. Kryeministri Erion Braçe, i cili ka thënë se nuk do të tolerohet askush. Pak ditë më parë u mbyll kompleksi Taiwan në Tiranë dhe disa biznese të tjera të mëdha kanë marrë gjoba të majme. Një fabrikë birre sot u gjobit me 70 milionë lekë të reja.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment