Politike

“Vazhdo me telefon kryetar”, plas sherri mes socialistëve në Gjirokastër, Brahimi kërkon llogari: Ku janë materialet, shkelni ligjin (Video)

Në videon e siguruara nga Dosja.al dëgjohet se si Petrit Brahimi, një ndër këshilltarët më të vjetër socialist, kërkon llogari për materialet dhe kërkon që ato t’i ketë në dorë disa ditë përpara mbledhjes

GJIROKASTËR– Socialistët në Gjirokastër janë përplasur me njëri-tjetrin gjatë mbledhjes së zhvilluar ditnë e sotme në Këshillin Bashkiak. Në videon e siguruar nga Dosja.al dëgjohet se si Petrit Brahimi, një ndër këshilltarët më të vjetër socialist, kërkon llogari për materialet dhe kërkon që ato t’i ketë në dorë disa ditë përpara mbledhjes.

Nëse ju doni të vazhdoni mbledhjen për të na dhënë neve materialet para faktit të kryer…kjo është një shkelje flagrante e ligjit. Këto material duhet t’i kishim disa ditë më parë në dorë që të kërkonim dhe të ndërgjegjësoheshim. Unë dua të njihem më hollësisht që të sqarohem për materialin që është paraqitur,”- dëgjohet të thotë ai.

Më tej falën e merr Ilir Cumaku, shefi i Urbanistikës.

Ne duhet ta kishim që atëherë planin për tre zonat në fjalë, për të cilat ka pasur interes nga biznesi. Zona ku është karburanti Asi deri të stacioni i ri,”- thotë ai ndërsa Brahimi kërkon llogari për banorët dhe për zonat ku një qytetar dëshiron të ndërtojë një shtëpi.

Për këto nuk ka material…vjen ai dëshiron të ndërtojë një shtëpi..ku e ndërton,”- thotë ai më tej, ndërsa Cumaku këmbëngul më tej se po flet për biznesin.

Në pjesën tjetër të videos dëgjohen edhe debatet e vazhdueshme në mbledhje, teksa njëri thotë: Kryetar vazhdo në telefon njëherë pastaj…

(f.m/dosja.al)

Shto Koment