Aktualitet

Vatrat e zjarrit mbulojnë Shijakun, shiu ‘aleat’ në shuarjen e flakëve

Forcat zjarrëfikësve të cilat qëndruan gjithë natën në vendin e ngjarjes bënë që situata të kthehej në normalitet.
Featured image of article: Vatrat e zjarrit mbulojnë Shijakun, shiu ‘aleat’ në shuarjen e flakëve Pamje nga zjarri

SHIJAK– Zona e Shijakut është përfshirë mbrëmjen e djeshme nga zjarri duke bërë që sipërfaqe të mëdha të digjen tërësisht.

Fatmirësisht ndihmësi kryesor për shuarjen e flakëve ishte shiu, i cili i vuri ato nën kontroll. Më pas forcat zjarrëfikësve të cilat qëndruan gjithë natën në vendin e ngjarjes bënë që situata të kthehej në normalitet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Zjarri ka rënë në periferi të Shijakut, dhe ka përfshirë sipërfaqe të mëdha rreth zonës.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment