Bota

Shënohet rasti i parë me koronavirus në Vatikan, shkon në 7 numri i të infektuarve në Betlehem

Shënohet rasti i parë me koronavirus në Vatikan. Ndërkohë në Betlehem ka shkuar në 7 nurmi i të infektuarve.
Featured image of article: Shënohet rasti i parë me koronavirus në Vatikan, shkon në 7 numri i të infektuarve në Betlehem Foto, Vatikani

Itali- Shënohet rasti i parë me koronavirus në Vatikan. Mediet italiane raportojnë se lajmi është dhënë nga zëdhënësi u selisë së shenjtë, Matteo Bruni, i cili theksoi se në Vatikan po zbatohen protokollet e miratuara nga qeveria, ku u kërkohet njerëzve të mbajnë një distancë 1 metër nga njëri-tjetrit.

Ndërsa në Betlehem deri më tani raportohen se janë 7 persona të prekur nga koronavirusi. Autoritetet në Palestinë kanë vendosur në karantinë qytetin e Betlehemit.

Në rang global, deri më tani janë regjistruar 3,387 viktima dhe 98,437 njerëz janë të infektuar me virusin vdekjeprurës. Ndërsa janë shëruar 55,659 persona. Vendi më i prekur nga koronavirusi në Europë është Italia. Në shtetin fqinj numri i viktimave ka shkuar në 148, ndërsa të prekur janë mbi 3.858. Po kështu, vazhdojnë të vdesin njerëz nga koronavirusi, në SHBA, Australi, Iran, Kore, Francë e Gjermani. Ndërkohë në Shqipëri nuk ka asnjë person të infektuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi: Tg24.com

J.V/Dosja.al 

Shto Koment