Aktualitet

Vatër e re në Fushë Krujë, 11 persona u infektuan në një dasmë, 12 të tjerët janë banorë në fshatra

Të infektuarit e tjerë mësohet se janë në fshatra. Nga qyteti i Krujës, janë raportuar vetëm tre të ifnetkuar në 24 orët e fundit.
Featured image of article: Vatër e re në Fushë Krujë, 11 persona u infektuan në një dasmë, 12 të tjerët janë banorë në fshatra Foto ilustruese
Përditësuar:

FUSHË KRUJË- Një vatër e re infeksioni i Covid-19 është raportuar në Fushë Krujë. Mësohet se 11 persona, nga 23 rastet e reja me Covid-19 që u raportuan ditën e sotme në rrethin e Krujës, mësohet se janë infektuar në një dasmë.

Të infektuarit e tjerë mësohet se janë në fshatra. Nga qyteti i Krujës, janë raportuar vetëm tre të ifnetkuar në 24 orët e fundit.

Ndërkohë, numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri ka shkuar në 219. Gjatë 24 orëve të fundit humbën betejën me koronavirusin edhe gjashtë pacientë të tjerë, ndërkohë që u konfirmuan 146 raste të reja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në total, në vendin tonë janë 3203 të infektuar, ndërsa 3695 të tjerë janë shëruar. Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 115 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 16 prej të cilëve janë në terapi intensive, 5 të intubuar.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment