BotaKuriozitete

Vjen lajmi i shumëpritur. Vaksina e kompanisë amerikane ‘Moderna’ rezulton e sukseshme te njerëzit

Sipas mediave të huaja vaksina e ‘Modernas’ ka arritur të krijojë antitrupa që neutralizojnë virusin, të ngjashme me ato të gjendura tek pacientët e shëruar nga koronavirusi.
Featured image of article: Vjen lajmi i shumëpritur. Vaksina e kompanisë amerikane ‘Moderna’ rezulton e sukseshme te njerëzit Foto Ilusruese

AMERIKË– Kompania amerikane e bioteknologjisë, ‘Moderna’ ka dhënë lajmin e shumëpritur nga e gjithë bota.  Ajo ka krijuar një vaksinë ku rezultatet vaksinës së saj eksperimentale për COVID-19, të testuar tek njerëzit, kanë dalë pozitve.

Sipas mediave të huaja vaksina e ‘Modernas’ ka arritur të krijojë antitrupa që neutralizojnë virusin, të ngjashme me ato të gjendura tek pacientët e shëruar nga koronavirusi.

Faza e parë e testeve klinike po konsiderohet e suksesshme. Mësohet se ‘Moderna’ shpreson t’i fillojë provat e avancuara në shkallë më të gjerë në muajin korrik. Kompania ka njoftuar se se në tetë pacientë, të ndjekur për një muaj e gjysmë, vaksina me dozë të ulët dhe të mesme shkaktoi nivele të antitrupave specifikë në gjak si ato të personave që e kanë marrë veten nga Covid 19.

Plazma e pasur me antitrupa të dhuruar nga pacientët e shëruar po testohet veçmas për të përcaktuar nëse është një terapi efektive për Covid-19.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Po ashtu mësohet se vaksina nuk ka dhënë efekte të theksueshme anësore V, me përjashtim të ndonjë skuqjeje në vendin e injektimit tek disa pacientë si dhe lodhje dhe dhimbje muskujsh.

Burimi:CNBC

(A.K.dosja.al)

Shto Koment