Politike

Zihen karriget bosh/ Emërohen dy zv/ministret e reja tek Financat, Kryeministri i shton kompetencat, shkak pakënaqësia me Denajn

Vasilika Vjero dhe Adela Xhemali dy zv.ministret e reja të Ekonomisë dhe Financave. Dy emërimet e reja janë bërë disa ditë pas largimeve të paraardhësve të tyre.
Featured image of article: Zihen karriget bosh/ Emërohen dy zv/ministret e reja tek Financat, Kryeministri i shton kompetencat, shkak pakënaqësia me Denajn Anila Denaj, Vasilika Vjero dhe Adela Xhemali

TIRANË- Vasilika Vjero dhe Adela Xhemali janë emëruar zv/ministre të Ekonomisë dhe Financave. Emërimet e tyre janë bërë pak ditë pas largimit nga detyra dhe dorëheqjes së paraardhësve të tyre. Bie në sy fakti që të dyja kanë mbajtur më parë poste të rëndësishme, madje edhe në Kryeministri, duke lënë të kuptohet se janë persona të besuar të kryeminisrit Rama. 

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se dy zv.ministret e reja do të kenë kompetenca më të mëdha se paraardhësit e tyre për shkak edhe të disa pakënaqesive që Rama i ka shprehur ministres, Anila Denaj lidhur me punën e saj në menaxhimin e ekonomisë në vend.

Vendimi i qeveris për Adela Xhemalin

Ndërsa Adela Xhemali ka mbajtur postin e drejtores së përgjithshme të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Emërimi i saj nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, është bërë pas largimit të saj nga vendi i drejtoreshës së përgjithshme të Menaxhimit të Borxhit Publik.  Por u largua pas konflikteve me ministren. (Lexo këtu) Gjithashtu më parë ajo ka qënë ish-drejtoreshë e një drejtorie në Kryeministri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Vendimi i qeveris për Vasilika Vjeron

Vjero më herët ka mbajtur postin e kreut të ARRSH-së. Ajo u largua nga kjo detyrë pak muaj më parë,  në një kohë që ky institucion ndodhej në qendër të sulmeve, pas skandalit në “Unazën e Re”, anulimit të lotit të shtatë të “Kardhiq-Delvinë” dhe përplasjeve me kompaninë “Gjoka” për “Rrugën e Arbrit”. Po kështu ajo ka mbajtur edhe postin e drejtoreshës së Tatimeve.

Erjon Luçi u lirua nga detyra më 29 janar, ndërsa Elton Haxhi dorëzoi dorëheqjen e tij ditën e djeshme. Dosja.al raportoi dje se largimi i Haxhit lidhej me një konflikt që ai ka pasur me ministren e Financave Anila Denaj lidhur me skandalin e “Duty Free”. Ndërsa vetë Haxhi në një reagim zyrtar për dorëheqjen e tij u shpreh se u largua për arsye personale, të cilat e pengonin që të vijonte më tej detyrën e tij. 

J.V/Dosja.al 

Shto Koment