Politike

Vasili pas mbledhjes së Këshillit Politik: 15 marsi datë e panegociueshme, është kusht për BE-në

Ish-deputeti i LSI, më tej tha se 15 marsi është i panegociueshëm dhe do punohet që reforma të jetë gati në këtë ditë, pasi është kusht për hapjen e negociatave.
Featured image of article: Vasili pas mbledhjes së Këshillit Politik: 15 marsi datë e panegociueshme, është kusht për BE-në Petrit Vasili, ish-depute ti LSI

TIRANË- Petrit Vasili, anëtari i Këshillit Politik ka folur pas takimit të zhvilluar për Reformën Zgjedhore. Në një deklaratë për mediat, Vasili tha se propozimi i opozitës është mirëpritur dhe teknologjia e re është jetike dhe justifikon çdo kosto. Ish-deputeti i LSI, më tej tha se 15 marsi është i panegociueshëm dhe do punohet që reforma të jetë gati në këtë ditë, pasi është kusht për hapjen e negociatave.

Kemi ndarë nevojën për të rritur sigurinë e votimit për të evituar manipulimin, Për ti dhënë një kohë të gjatë kësaj praktike të re, pasi manipulimi i votave ka shkatërruar besimin e zgjedhjeve. Përdorimi i teknologjive justifikon kostot, pasi manipulimi krijon qeveri që janë të korruptuara. Ne kërkojmë që vullneti i qytetarëve të jetë ashtu siç ata e hedhin në kutinë e votimit. Vullneti është gjithmonë ajo që do bëjë diferencës, opozita ka punuar me një shpejtësi të jashtëzakonshme dhe 15 marsi është një datë e panegociueshme dhe është një hap kyç për hapjen e negociatave”, u shpreh Vasili.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot është mbledhur Këshilli Politik, ku është diskutuar kërkesa e Partisë Demokratike, e cila ka depozituar propozime të reja për Reformën Zgjedhore. Sipas dokumentit, PD kërkon që në zgjedhjet e ardhshme të ketë identifikim, votim dhe numërim elektronik. Qëllimi i këtyre propozimeve është që të synohet liria, sekreti dhe numërimi korrekt i votës.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment