LIVE UPDATES
Politike

Vasili: Mijëra shqiptarë janë lënë në rrugë në mes të acarit, Rama ishte në zyrën e tij të ngrohtë, nuk ka asnjë b

15 Shkurt 2021, 11:53 Nga DOSJA
Vasili: Mijëra shqiptarë janë lënë në rrugë

TIRANË– Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka dalë ditën e sotme në një deklaratë për mediat. Vasili u ndal te moti i keq që ndodhet territori i vendit duke thënë se qeveria nuk ka bërë asgjë për të dalë nga situata.

Vasili thotë se në këtë situatë nuk ka qeverisje, nuk ka agjenci që t’u gjendjen mijëra njerëzve në rrugët e Shqipërisë, në të ftohtë e në acar, pa asnjë ndihmë e pa asnjë mbështetje.


”Ju nuk patë asnjë borëpastruese në të gjithë Shqipërinë. Patë dhjetëra kilometra rrugë të Shqipërisë të bllokuara me mijëra automjete dhe nuk patë asnjë mjet të ndihmës së parë, qoftë edhe një shishe ujë ti ofrohej qytetarëve dhe asgjë tjetër. Sepse Edi Rama ishte në zyrën e tij të ngrohtë, fliste dhe mbante fjalime për turizmin në Tiranë dhe për dhjetëra gjëra të tjera, budallallëqe pas asnjë kuptim. Po çfarë ka pas pretenduar Edi Rama, sërish po ky individ, kur ishte në opozitë?”,-tha më tej Vasili.

DEKLARATA E VASILIT

Të nderuar qytetare dhe qytetarë,
E tërë Shqipëria ka qenë e mbërthyer nën darën e borës e të kohës së keqe dhe njëherazi ka parë qartë që nuk ka qeverisje, nuk ka kryeministër, nuk ka agjenci shtetërore që t’iu gjendjen atyre pranë dhe drama e mijëra e mijëra njerëzve në rrugët e Shqipërisë, në të ftohtë e në acar, pa asnjë ndihmë e pa asnjë mbështetje, të lënë në mëshirë të fatit, ka qenë një dramë që është konsumuar në sytë e të gjithëve.
Është fare e qartë për të gjithë se Edi Rama që është Kryeministri i Shqipërisë vazhdon të mbetet demagogu më i madh i të gjitha kohërave, njeriu i cili përveç propagandës, në esencën e tij nuk përfaqëson asgjë për shqiptarët.Megjithatë, në mënyrë që shqiptarët të jenë shumë të qartë se cili është demagogu që i qeveris ata, duhet të kenë parasysh dhe më së miri se çfarë ka bërë dhe thënë ky njeri kur ishte në opozitë, e çfarë bën e thotë sot që është Kryeministri i Shqipërisë.Ju ftoj të ndiqni se çfarë thoshte Edi Rama ma rastin e emergjencës së dëborës në shkurtin e vitit 2012 në atë kohë dhe çfarë pretendimesh kishte ai për qeverinë e kohës.Do t’ju ftoja të ndiqni videon që demonstron më së miri se ç ‘thotë Edi Rama në opozitë dhe ç ‘thotë e ç’ bën kur është në pushtet:(VIDEOPra, Edi Rama i kërkonte qeverisë së kohës të parashikonte motin, të parandalonte dhe njëherazi të kishte plan. A ishte i njoftuar Edi Rama? Po. Edhe shqiptari më i fundit e dinte më së miri që moti do të përkeqësohej dukshëm në fundjavë dhe do të kishte vërtet një rëndim të jashtëzakonshëm të tij.A parandaloi? A mori ndonjë masë? Zero! Ju nuk patë asnjë borëpastruese në të gjithë Shqipërinë. Patë dhjetëra kilometra rrugë të Shqipërisë të bllokuara me mijëra automjete dhe nuk patë asnjë mjet të ndihmës së parë, qoftë edhe një shishe ujë ti ofrohej qytetarëve dhe asgjë tjetër. Sepse Edi Rama ishte në zyrën e tij të ngrohtë, fliste dhe mbante fjalime për turizmin në Tiranë dhe për dhjetëra gjëra të tjera, budallallëqe pas asnjë kuptim.Po çfarë ka pas pretenduar Edi Rama, sërish po ky individ, kur ishte në opozitë? Ai kërkonte dhe i thoshte kryeministrit të kohës tekstualisht fjalë për fjalë. Edi Rama në 2012-n thoshte:“Ne pamë nga mëngjesi në darkë një shfaqje shurdhërie me zë e me figurë dhe me aktor kryeministrin, i cili e harroi Shqipërinë që digjet nën dëborë dhe u kreh me orë të tëra në ekranin e televizorit.” Ky ishte pretendimi i Edi Ramës për Sali Berishën në atë kohë.Dhe shtonte, Edi Rama në vitin 2012. Ju lutem qytetarë dëgjojeni më shumë vëmendje që të kuptoni më së miri se ky njeri veç propagandës nuk përfaqëson asgjë tjetër.Ja çfarë thoshte Edi Rama:“Qeveria duhet të dëgjojë. Shurdhëria nuk është plan, po kosto, që rritet nëse qeveria zgjedh të mbyllë veshët e të hapë vetëm gojën për të sulmuar opozitën”.Këto ishin pretendimet e Edi Ramës dje në opozitë dhe ju e keni parë që veç skenave të neveritshme të një ministre të hipur në një borëpastruese, ndërkohë që borëpastrueset nuk dukeshin gjëkund, në vend të skenave të neveritshme që keni parë në ekranet e televizorit në momentin kur Shqipëria pati fatkeqësinë e jashtëzakonshme të tërmetit, e nuk pati as qen nga ata që zbulojnë ata që kanë humbur jetën, apo që janë nën rrënoja. Patë se si Shqipëria nën ujë nuk pati asnjë lloj mjeti apo logjistike për të ndërhyrë, kuptoni më së miri që Shqipëria nuk ka as kryeministër dhe as qeveri.
Është e qartë që opozita ka një plan shumë të mirë detajuar për një ristrukturim, për një plan të emergjencave civile tërësisht të ri, nga rrënjët të ndërtuar, nga themelet të ndërtuar nga e para, sepse Shqipëria përballet me emergjenca civile dhe nuk mund të jetë kurrë në mëshirë të fatit. Ky plan i detajuar do të krijojë një rritje institucionale të emergjencave civile, një logjistikë ashtu sikurse i takon, me të gjitha mjetet që i duhen, në të tërë komponentët e vetë, që qytetarët kurrë të mos ndihen të vetmuar, për cilëndo qoftë ajo emergjencë civile që atyre iu bie mbi kokë. Dhe të mos jenë kurrë të vetëm dhe të mos e shikojnë veten siç e panë edhe në këto ditë shumë të vështira të dëborës, ashtu sikurse e kanë parë në përmbytje, ashtu sikurse e kanë parë në situatat e tërmetit, ashtu sikur e kanë parë në situatat e djegieve masive në Shqipëri, kur në të gjitha rastet Edi Rama është zhdukur, sikurse është zhdukur edhe këto ditë dhe të jeni të bindur që do ta shikoni sërish kur koha të ketë hapur, kur bora të fillojë të shkrijë dhe situata do të jetë më e qetë nga ana natyrore, atëherë ky do të shfaqet dhe do të tregojë tre orë se si u përballua situata, u vetë përballua nga natyra dhe që ky do ta shesë sikur është një përballim i tij.Pra, Edi Rama në opozitë dhe Edi Rama kryeministër janë dy njerëz të ndryshëm, por është i njëjti hipokrit dhe i njëjti demagog.
Një plan i ri, një mënyrë e re, një ndërtim i ri i të tërë punëve, duke filluar nga emergjencat civile, kjo është ajo që opozita do të bëjë nesër në qeverisjen e vendit për të harruar njëherë e përgjithmonë eksperiencën e neveritshme dhe të shëmtuar të Edi Ramës në pushtet.Ju faleminderit të gjithëve!

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama petrit vasili edi rama petrit vasili

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën