Politike

Përplasje në mbledhjen e Këshillit Politik, Vasili: Gjiknuri po provokon, kërkon pengimin e propozimeve të opozitës

Më tej ish-deputeti shprehet se Gjiknuri kërkon të bllokojë propozimet e opozitës për Reformën, për pastrimin e zgjedhjeve të ardhshme nga llumi i turpit të dosjes 184 dhe 339.
Featured image of article: Përplasje në mbledhjen e Këshillit Politik, Vasili: Gjiknuri po provokon, kërkon pengimin e propozimeve të opozitës Petrit Vasili dhe Këshilli Politik

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar pas takimit të Këshillit Politik që u zhvillua sot. Në një reagim në mediat sociale, Vasili shkruan se Damian Gjiknuri po provokon bllokimin e Reformës Zgjedhore dhe të votës së lirë. Më tej ish-deputeti shprehet se Gjiknuri kërkon të bllokojë propozimet e opozitës për Reformën, për pastrimin e zgjedhjeve të ardhshme nga llumi i turpit të dosjes 184 dhe 339.

“Damian Gjiknuri provokon bllokimin e Reformes Zgjedhore! Eshte e qarte qe Gjiknuri dhe Rama kane vetem nje mision te bllokojne reformen zgjedhore. Gjiknuri kerkon te bllokoje tranparencen e votes se lire dhe te ndershme duke u fshehur pas pallavrave edramiste per reformen ne drejtesi dhe shashkave propagandistike bajate. Gjiknuri kerkon te pengoje propozimet e opozites se bashkuar per reformen zgjedhore, per pastrimin e zgjedhjeve te ardhshme nga llumi i turpit te dosjes 184 dhe 339.

Gjiknuri e Rama si peng te “çunave problematike” te Dibres dhe te Shijakut kane vetem nje interes ate qe te bllokojne me cdo forme reformen zgjedhore. Rilindja nuk e bllokon dot reformen zgjedhore edhe sikur ne vend te Gjiknurit te sjelle furgonin e “çunave problematike“.”, shkruan Vasili.

Këshilli Politik ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, ku janë diskutuar disa nga propozimet e Partisë Demokratike. PD ka propozuar sot një moratorium për gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor që ata të mos jenë në presion të Vetting-ut gjatë zgjedhjeve dhe vendimet e tyre të mos jenë të ndikuara nga askush.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

TRYEZA E ZGJEDHORES

Më 14 janar opozita dhe maxhoranca arritën në një konsensus për Reformën Zgjedhore. Palët kanë rënë dakord që reforma të bëhet me konsensus dhe të ‘nxirret’ nga Kuvendi, për të marrë pjesë dhe opozita jashtëparlamentare. Tryeza e parë e palëve për Reformën Zgjedhore themeloi dhe Këshillin Politik, që përbëhet nga Damian Gjiknuri, Rudina Hajdari, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili. 4 anëtarët e Këshillit Politik janë mbledhur disa herë, ku kanë miratuar dhe një kalendar për punën e tyre që do zgjasë deri më 15 mars, ditë kur duhet votuar dhe Reforma Zgjedhore. Këshilli Politik, bashkë me ekspertët brenda dhe jashtë partive si dhe me ndihmën e OSBE-ODIHR do të diskutojnë dhe do gjejnë zgjidhje për 13 tema, përfshirë këtu edhe dekriminalizimin dhe burimet e financimit, por dhe sistemin zgjedhor.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment