Horrori në Tapizë/ Nëna fut foshnjen e porsalindur në qese dhe e hedh në lumë, familjarët: Nuk e dinim se ishte shtatzënë (DINAMIKA)
E rëndë në Tapizë/ Foshnjën e sapolindur e futi në qese dhe e hodhi në lumë, arrestohet 42-vjeçar...
E rëndë në Tapizë/ Foshnjën e sapolindur e futi në qese dhe e hodhi në lumë, arrestohet 42-vjeçar...
"Je dele e Edi Ramës"/ Plas debati te "Ligjet", Gogu-Dogjanit: Mos më dhuno 18 Mars, 14:51 Kundër aktit normat...
SPAK i komunikoi akuzën, Beqaj: Prokurori nuk hetoi plotësisht, operacionet janë kryer në kushte të sigurta 18 Mars, ...
Pamje nga aksidenti me 4 viktima në Tepelenë, makinat e dala jashtë kontrollit janë përplasur me njëra-tjetrë...
“Nuk i harroj dot fytyrat e dhunuesve të mi”. Janë këto fjalët e Vasfije Krasniqit e cila me lot në sy tregoi për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, momentet e tmerrshme të përdhunimit të saj nga focat serbe gjatë luftës në Kosovë. Krasniqi, një ndër gratë e para që mori guximin të flasë publikisht për dhunën seksuale gjatë asaj lufte, u shpreh se ende sot ndjen dhimbje sa herë që kujton atë ngjarje.
“Nuk është diçka që harrohet. As fytyrat e tyre nuk i harroj dot. Njëri prej dhunuesve ka qënë polic në Kosovë deri në 2017-ën. Ka qënë me të vërtetë shumë e vështirë dhe as sot nuk e kam të lehtë me fol për rastin që ndodhi. Është një rast i vështirë dhe më dhemb zemra sa herë që flas. Por duhet të tregohet.”
Vasfije Krasniqi ishte vetëm 16 vjeç, atë natë të 14 prillit të vitit 1999 kur dy policë serbë mësynë në shtëpinë e saj.
“Ata kërkuan babën dhe vëllezërit por ata nuk ishin. Ishim të gjitha gra dhe vajza, me nanën e gruan e axhes. Pasi pa dokumentin tim tha që unë duhet të shkoja me ta në polici për një deklaratë se ku ndodhen baba dhe vëllezërit. Unë bëra rezistencë dhe rroka nanën, por ata më tërhoqën me forcë. Me kapën prej flokësh e më futi në makinë por nuk shkoi në një stacion të policisë, por në një fshat serbësh ku ushtruan dhunë ndaj meje”.
Sipas Komisionit Shtetëror për Verifikimin e Viktimave të Dhunës Seksuale janë 700 gra të cilat janë dhunuar gjatë luftës në Kosovë. Por Krasniqi tha se numri i tyre i vërtetë është shumë më i madh.
“Numri i vajzave dhe grave të dhunuara seksualisht gjatë luftës është shumë më i madh se ai që raportojnë institucionet, besojmë se është rreth 20 mijë në total. Ka shumë gra që më kanë kontaktuar dhe janë të gatshme me rrëfy atë që u ka ndodh por druhen nga shoqëria dhe familja se çfarë do të mendojnë”.
Edhe pse e vendosur ti shkojë deri në fund për të vënë drejtësinë në vend, Krasniqi u shpreh e zhgënjyer me shtetin e Kosovës.
“Kemi ndjenja të mërzisë në këtë përvjetor të pavarësisë. Për atë që kemi shpresuar, ka qënë një ëndërr krejt ndryshe siç e kemi imagjinu ne Kosovën të lirë. Është derdh shumë gjak për të. Rastin tim e kanë dit familjarë dhe shoqëria. Por kur dështoi drejtësia, kur kuptova që Kosova si shtet nuk është tub o kurrgjo për viktimat, mora guximin për me tregu se çfarë më ka ndodh”.
Marrë nga bitchmagazine.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Një ditë më parë “Stop”transmetoi dy dëshmi të reja, që implikojnë profesorin e kantos në shkollën e mesme artistike “Jakov Xoxa” në Fier, Agron Bego.Një djalë ...
TIRANË- Kjo është radha e përditshme në dyert e Ambasadës së Gjermanisë. Dhjetëra të rinj shohin përtej kësaj dere mundësinë e artë për të nisur një jetë t...
TIRANË– Biznesmeni Elton Ilirjani ka qenë i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” ku edhe ka folur lidhur me jetën e komunitetit LGBT në Shqipëri.Pasi e ka q...
Hanme Suli, nënë e tre fëmijëve rrëfeu në emisionin “Historia ime” në Tv Klan njohjen e saj me bashkëshortin pas prishjes së fejesës së parë. Pavarësisht se e d...
SHKODËR- Pavarësisht se u reklamua me bujë të madhe nga qeveria dhe Ministria e Arsimit, studentët e Universitetit të Shkodrës nuk kanë përfituar nga përgj...
TIRANË– Bizneseve të mëdha e të vogla të Tiranës u kanë dalë në sistem tarifat e reja të pastrimit, të cilat kanë qenë në rritje në raport me vitet e mëpar...
GREQI– Për gati një dekadë, kompania ‘Stream Oil and Gas’ –e quajtur ‘Transatlantic Petroleum’ nga 2014 dhe e udhëhequr nga biznesmeni grek, Sotirios Kapo...
LEZHË- Ky zjarr është ndezur nga disa familje rome në Lezhë pasi u nxorën jashtë nga palestra e gjimnazit ku ishin strehuar nga Bashkia që prej tërmetit të...
TIRANË- Një mijë familje në kryeqytet kanë mundësi të blejnë banesë përmes kredisë së butë që mund të përfitojnë nga Bashkia e Tiranës. Aplikimet kanë nisu...