Aktualitet

Varrosen eshtrat e 85 ushtarëve grekë në Shqipëri, organizatorët nuk pranojnë median gjatë ceremonisë

Në ceremoninë e mbajtur me këtë rast ishin të pranishem Përfaqësues të Ambasadës greke, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, dhe përfaqësues të komisionit dypalësh ndërshtetëror si dhe të Ministrisë së Mbrojtjes.

KËLCYRË- Sot në qytetin e Këlcyrës është zhvilluar ceremonia e varrosjes së eshtrave të 85 ushtarëve grekë të vrarë në Shqipëri, gjatë luftës italo-greke. Eshtrat e këtyre ushtarëve u gjetën gjatë gërmimeve në fushën e mezhgoranit në Dragot.

Në ceremoninë e mbajtur me këtë rast ishin të pranishem Përfaqësues të Ambasadës greke, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, dhe përfaqësues të komisionit dypalësh ndërshtetëror si dhe të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ceremonia u krye sipas protokollit ushtarak grek dhe riteve fetare ortodokse, por në pamjet e siguruara nga Dosja.al, nuk moren pjese familjare te viktimave

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjatë ceromonisë është kërkuar menjëherë largimi i medias dhe moslejimi i monitorimit të ceremonisë në momentin e murosjes së eshtrave të ushtareve, duke mbërritur kështu forcat e rendit dhe duke larguar median nga ambientet e brendshme të manastirit të Shën Nikollës.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment