Aktualitet

“Varrim falas nëse e regjistron si vdekje nga COVID”, Sazan Guri bën denoncimin e fortë: I kishin bërë ofertë një shoqes sime, s’e di kush qëndron pas këtyre asgjencive funerale

Ambientalisti Sazan Guri ka denoncuar rritjen fiktive të viktimave të COVID-19. Ai ka treguar historinë e një shoqeje të tij, të cilës i kishin premtuar funeral falas, nëse regjistronte babain si viktimë të COVID-19.
Featured image of article: “Varrim falas nëse e regjistron si vdekje nga COVID”, Sazan Guri bën denoncimin e fortë: I kishin bërë ofertë një shoqes sime, s’e di kush qëndron pas këtyre asgjencive funerale Sazan Guri

TIRANË- Ambientalisti Sazan Guri ka denoncuar rritjen fiktive të viktimave nga COVID-19.  Ai ka publikuar në profilin e tij në Facebook, historinë e një shoqeje, të cilës i ka vdekur babai. Guri shkruan, se një kompani funerale, i kishte premtuar se do t’i zeronte të gjitha shpenzimet prej 1.2 milion lekësh, nëse e regjistronte babanë si të vdekur.

Më tej ambinetalisti shkruan, se pronari i kompanisë së funeralit i kishte thënë shoqes së tij, se nga kjo pikë kishte 95 të vdekur fals. Në fund Guri ka ngritur edhe një pyetje, se kush fshihet pas agjencisë sëfuneraleve dhe pse ka kaq shumë interes për të rritur numrin e të vdekurve nga COVID-19.

Postimi i plotë

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Te dashur miq, u sigurova pa e nxorra.
Ngjarje shokuese qe po e ndaj me ju miq me shkruan nje shoqe ime. Mendova se ishin fjale, por sot u gjenda perballe faktit shkruan ajo. Ne mengjes i shkova per ngushellim shoqes time qe i vdiq i ati nga zemra. Kompania funerale G… i kishte propozuar funeral falas ne kembim te 1 milion e 200 mije lekeve pagese …. vetem nese e rregjistronte te atin, si te vdekur me covid. E kishte te njohur te vetin, dhe i kishte thene qe 95 raste te vdekur fals, jane vetem nga pika ime e funeralit.
Shtrohet pyetja …. kush qendron prapa sponsorit te agjensive? Agjensia besoj, perfiton mbi shpenzimin e klientit …., se cfare interesi do të kishte pastaj. Pse gjithe ky interes per te rritur nr e te vdekurve me Covid? Ka qe sdo besojne?

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment