KRYESORET
Bota

Varianti Omikron bëhet dominues në Gjermani, rekord infektimesh në vend

14 Janar 2022, 13:54 Nga DOSJA
Varianti Omikron bëhet dominues në Gjermani, rekord infektimesh

GJERMANI – Edhe në Gjermani, Omikroni është tashmë varianti dominues i virusit Corona. Instituti Robert Koch (RKI) bën të ditur në raportin e fundit javor, se shifra e të gjitha rasteve ka arritur ndërkohë në 73 përqind të infektimeve me virusin Omikron. Por ende ka dallime të mëdha në mbarë vendin. Sipas RKI, pjesa e infektimeve me Omikron ishte vetëm 11% përqind në Mecklenburg-Pomerani, ndërsa në Bremen ishte 96 përqind.

Instituti RKI paralajmëron se në Gjermani pritet një rritje e lartë e numrit të infektimevë në javët e ardhshme, përfshirë edhe ata që janë vaksinuar dhe shëruar. Në të njëjtën kohë, RKI thekson se studimet fillestare tregojnë një përqindje më të ulët të personave që duhet të shtrohen në spitale, krahasuar me infeksionet me variantin Delta. Por ende nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të dhënë vlerësime përfundimtare lidhur me ashpërsinë e sëmundjes dhe pasojat e variantit Omikron.

Problemet me testet e shpejta

Si pasojë e dominimit të variantit të ri, një përfaqësuese e një shoqate të mjekëve në Gjermani, Ute Teichert, paralajmëron se testet e shpejta nuk janë të përshtatshme për të përcaktuar, nëse dikush është prekur apo jo nga ky virus. “Për sa kohë që është e paqartë se cilat teste të shpejta zbulojnë me besueshmëri variantin Omikron, është problematike të përdoren teste të shpejta si një alternativë ndaj testeve PCR, për të konstatuar se personi është shëruar”, tha kryetarja e Shoqatës Federale të Mjekëve të Shëndetit Publik (BVÖGD). “Nëse nuk kemi teste të mjaftueshme PCR, situata do të jetë më e vështirë”.

Sipas rregullave të reja të karantinës për të cilat kanë rënë dakord qeveria federale dhe ato të landeve, personat e infektuar apo ata që kanë pasur kontakt me personat e infektuar, mund të testohen pas shtatë ditësh me një test PCR ose një test antigjen dhe mund të shkurtojnë periudhën e karantinimit me tre ditë, nëse testi rezulton negativ.

Teichert paralajmëron se situata mund të dalë jashtë kontrolli dhe zyrat e shëndetësisë nuk mund të ndjekin të gjitha rrjedhat e infektimeve. Ndaj kërkohet një rritje e ndjeshme e stafit në zyra, brenda një afati të shkurtër. “Ne nuk do të kemi një pasqyrë të qartë në javët e ardhshme,” tha ajo. Shumë zyra që tani nuk e kanë situatën nën mbikqyrje të plotë.

Incidenca e infeksioneve të reja me virusin Corona ka arritur një nivel të ri. RKI njofton se incidenca shtatëditore në 100.000 banorë ka shkuar në 470,6. Ndërsa vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Gjermani janë regjistruar 92.223 raste të reja të infektimeve me virusin Corona, që është shifër rekorde prej fillimit të pandemisë. Një javë më para kishte “vetëm” 56.335 infeksione të reja. (DW)

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

Sondazh

Poll

Aksident në Maminas, përfshihen gjashtë makina

Aksident në Maminas, përfshihen gjashtë makina

'Ka rrjedhje të sekretit hetimor?' Kraja-Majkos: Për non-gratat s'përgjigjem

Komisioni/ Kraja: Me paratë e konfiskuara kemi ngritur laboratorë eksperimentale

'A ndërhyn Rama dhe ministrat në punën tuaj?/ Kraja - Alibeajt: S'komentoj, zbatoj ligjin

Dosja e Aleks Nikës/ Ndreca: A mund të transferohet në SPAK? Kraja: Duhet vlerësuar

Dvorani dhe Ina Rama për President? Berisha: Janë subjekte të ndjekjes penale

Ç'do bëhet me Teatrin Kombëtar? Zotohet Berisha: Do ndërtohet siç ka qënë

8 emrat e PD për President, Berisha: Parodi e neverishme, keqpërdorim i Ramës

FMN propozoi shkrirjen e Bordit, Berisha: Të ndërhyhet me urgjencë për çështjen e borxhit

A e përdori PD për të justifikuar non-gratën? Berisha: Partia më ka penguar

'Non-grata' në gjykatën franceze, Berisha: Ka 2 faktorë kundër meje

Nëse vjen Berisha, PD duhet të pezullohet nga PPE, ish-kryeministri: Gaboi!

Berisha thirrje BE: Na hapni negociatat! Nuk e meritojmë, por po s'ndodhi sjell trazira në rajon

'Shqipëria anëtar i asociuar i BE'/ Rama: Mbështes vizionin e Macron

Gjermania kundër Ballkanit të Hapur? Rama: Ushqim për konsum lokal

'Ballkani i Hapur'/ Charles Michel: E mbështes, uroj që të gjithë t'i bashkohen nismës

'Ndryshojmë kursin'/ Rama: Nëse Bullgaria s'hap rrugë, do i shpëtojmë kthetrave të tyre

Integrimi/ Pse duhet mbajtur peng Shqipëria? Michel: Duhen zgjidhur konfliktet, ju mbështes

Integrimi në BE, Charles Michel: Angazhimi ynë nuk ka ndryshuar

Integrimi në BE/ Rama: Kemi hedhur hapa njëjtë si vendet që i kanë çelur negociatat

Aksioni i SPAK, Berisha: U dekonspirua, Edi Rama u shqetësua, dha mesazh tek bandat

Raporti i FMN, Ibrahimaj: Do jemi më të kujdesshëm, do analizojmë çmimet

Autori i vë zjarrin furgonit të policit në Shkodër, i maskuar si grua

Demokratja-Berishës: Ti je i ndershëm, këta të tjerët kanë nga 100 dashnore

Emri i presidentit të ri, Alibeaj flet për firmat: I kam! Në mbledhje sot ishin 26 deputetë

Negociatat për president tek PD, Alibeaj: Nesër pasdite do kemi mbledhje tjetër

17 shoferë “dru” në timon, 27-vjeçari rreh efektivin e Policisë teksa e shoqëronte

A janë arrestimet e Nuredin Dumanit? Kreu i SPAK se "lëshon" PENTITON: Nuk flas dot...

Pse s'janë arrestuar Ervis Martinaj dhe Suel Çela? Kraja dhe Nano: Po i kërkojmë akoma...

Ka dyshime për dekonspirtim?Kreu i SPAK: Jo!Do i shkojmë deri në fund, s'ka rëndësi sa të fortë janë

Cili ka qenë roli i shefit të Krimeve, Palushit? Arben Kraja: Ka shpërduar detyrën!

ZBULOHET emri i aksionit të SPAK, kuptimi! Kush e kishte "plumbin e artë"...

MEGAAKSIONI, Arben Kraja jep DETAJE: Shkatërruam 8 banda, të dhunshëm, paguanin shumë për vrasje

Zgjedhja e Presidentit, Bylykbashi: Alibeaj ka marrë përsipër t’i sigurojë Ramës votat

Shpërthim me tritol në lokalin Radhimë! Ambienti i marrë me qira nga kunati i Çelës

Momenti kur djali i Arben Mërkurit largohet nga vendngjarje, ia vranë të atin para syve

Vrasja në Sukth, dalin pamjet nga vendngjarja

'A ka më deputetë që hetohen?'/ Arben Kraja 'kyç gojën': Nuk jap përgjigje, e thotë ligji

Kreu i SPAK: 80% të rasteve që kemi në dorë, as që e dinë se janë nën hetim

Dosja 184 s'i "shqitet" Ulsi Manjës, Tabaku ia kujton para Arben Krajës, ministri: Kam një merak

PS sulmon SPAK, Balla: Pse s'hetohet Berisha? Tabaku e mbron: Shikoni "non grata-t" tuaja

'41 prokurorë janë shkarkuar'/ Kreu i KLP: Disa janë kërcënuar me jetë, u morën në mbrojtje

Qeveria miraton fond shtesë 160 mln lekësh për federatat sportive dhe sportistët elitarë

Manastirliu: Kemi miratuar financim shtesë për sistemin shëndetësor

Conferencë League! 25 Maji ditë pushimi, s'lejohen makinat, 'mbyllet' Tirana

Procesi i Rindërtimit, Ahmetaj: Do ndërtojmë 167 shkolla, 137 kompani marrin pjesë, program unik

Me kë e ka? Rama: Flet shumëkush për bujqësinë, ose s'kanë lidhje ose s'kuptojnë

Presidenti i ri/ Arrihet akordi! Balla-opozitës: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju

Presidenti i ri/ Balla-opozitës: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju

Basha lë me 'hije' kolegët, Agron Duka frikë të bëjë llogari: Se mos bëj ndonjë gabim?