
TIRANË– Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e mirë, Oliver Varhelyi ka zhvilluar një takim me kryenegociatorin e Shqipërisë Zef Mazi.
Takimi është zhvilluar për të diskutuar në lidhje me hapjen e negociatave dhe futjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Përmes një statusi në Twitter, Varhelyi shkruan se është nënvizuar edhe rëndësia e avancimit të reformave.
“U takova me shefin e ri të negociatave me Bashkimin Evropian, Zef Mazi këtë mëngjes dhe përgatitjet për të hapat e tjerë në hapjen e negociatave. Gjithashtu nënvizuam rëndësinë e avancimit të reformave”,-shkruan Varhelyi.
Met with #Albania’s newly appointed chief negotiator for #EU integration Zef Mazi this morning to discuss the preparations & next steps in view of the decision on opening of negotiations. Also underlined importance of advancing on reforms. pic.twitter.com/xa6mkDvdeS
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) July 14, 2020
(f.m/dosja.al)