Para shkollës së djalit/ Shqiptarja theret me thikë në mes të rrugës, vdes në vend
Bruna Muça ITALI- Shqiptarja Bruna Muça është vrarë në Vittoria, në provincën e Raguzës. Ngjarja ka ndodh...
Bruna Muça ITALI- Shqiptarja Bruna Muça është vrarë në Vittoria, në provincën e Raguzës. Ngjarja ka ndodh...
Gent Shkullaku dhe Sali Berisha TIRANË- Gent Shkullaku, fotoreporteri i Light Studio Agency (LSA) është dhunuar një natë më ...
Ilir Meta, Vjosa Osmani, Yuri Kim TIRANË- Presidenti Ilir Meta he ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ...
Policia e Tiranës TIRANË- Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht për incidentin e ndodhur një natë më parë me fotorepor...
KOSOVË- Komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi u shpreh optimist se populli i Kosovës së shpejt do të mund të udhëtojnë pa viza drejt vendeve të BE-së. Gazeta Ekspress shkruan se këto komente Varhelyi i bëri përmes një video-mesazhi gjatë diskutimit të organizuar nga Ambasada e Hungarisë në Kosovë dhe Instituti i Teknologjisë Rochester në Kosovë (RITK), me temën “Konferencën për të ardhmen e Evropës”. Komisionari Varhelyi në këtë konferencë foli edhe për investimet e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor që kapin shifrën 30 miliardë euro.
“Shpresoj gjithashtu që të rinjtë e Kosovës do të mund të udhëtojnë së shpejti pa viza në BE, dhe të kenë edhe më shumë kontakte me bashkëmoshatarët e tyre. Dhe ne duke nxitur ekonominë, zhvillimin e rajonit dhe të Kosovës, t’ju ofrojmë të gjitha mundësitë e mundshme në vend. Plani ynë ekonomik dhe investues për Ballkanin Perëndimor do të mobilizojë deri në 30 miliardë euro, një e treta për PBB-në në Investime. Kjo paketë do të mbyllë hendekun e zhvillimit ekonomik, me BE-në ku do të ndihmojë në rimëkëmbjen dhe me përparimin në rrugën drejt BE-së“, u shpreh ai.
Varhelyi derisa i ka quajtur të rinjtë e Kosovës si pasuria më e vlefshme, tha se zëri i tyre do të ndikojë shumë në adresimin e zhvillimit ekonomik, bërjes së institucioneve shtetërore të përgjegjshëm karshi nevojave të qytetarëve. Komisionari evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim tha se BE mbështet rininë e Kosovës përmes projekteve me vlerë mbi 50 milionë euro.
“Të rinjtë janë pasuria më e vlefshme që ka Kosova. Zëri, idetë dhe pjesëmarrja juaj aktive janë thelbësore për adresimin e më shumë sfidave, duke nisur nga zhvillimi ekonomik, përmes bërjes së institucioneve shtetërore më të përgjegjshme ndaj nevojave të qytetarëve, deri te pajtimi i vërtetë në rajon. BE-ja mbështet rininë e Kosovës përmes projekteve me vlerë mbi 50 milionë euro. Ato projekte synojnë të zhvillojnë aftësitë tuaja për punësim, përfshirje sociale dhe pjesëmarrje demokratike. Është një investim që brezat që do të vijnë duhet të përfitojnë”, tha komisionari.
Edhe shefi i Zyrës ë BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog u shpreh se liberalizimi i vizave tani është në dorën e Këshillit të Ministrave. Ai tha se edhe Qeveria e Kosovës po përpiqet të komunikojë me 27 vendet anëtare të BE-së për t’i bindur për votën pro për lëvizje të lirë për qytetarët e saj.
“Sa i përket liberalizimit të vizave, kjo është çështje të cilën të gjithë e kemi në mendje, mirëpo përsëri, siç e përmenda disa herë, dhe u përpoqa t’u shpjegoj të gjithëve që po i takoj, përfshirë zyrtarët e qeverisë, kjo është një çështje që duhet të vendoset zyrtarisht nga Këshilli i Ministrave të vendeve anëtare të BE-së. Janë 27 shtete anëtare që duhet të ulen së bashku dhe të thonë, në rregull ky është vendimi sepse ne ndihemi rehat dhe se Kosova është një partner i besueshëm. Pra, në fakt kërkon një lloj korrelacioni ndërmjet institucioneve të BE-së, Komisionit Evropian, Parlamentit dhe të tjerëve, por edhe qeveria e Kosovës në fakt përpiqet të komunikojë me ato 27 shtete anëtare për t’i bindur të gjitha”, tha ambasadori Szunyog.
(I.A/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
KOSOVË – Qeveria e Kosovës po diskuton për masat e reja Anti-COVID. Zëdhënës për informim në MSh kanë thënë për Express se do t’ua propozojnë Qeveris...
GREQI – Komuniteti lokal në Agrinio, Greqi është shokuar pasi një një 35-vjeçar dyshohet se ka vrarë me thikë nënën e tij 57-vjeçare, ndërsa...
GREQI – Vrasja makabër e një gruaje dhe plagosja e nënës së saj ditën e djeshme në Greqi ka çuar në zbardhjen e detajeve të reja për një vrasës 35-...
BRUKSEL- Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon reaguar ndaj deklaratave të kryeministres serbe, Ana Bërnabiç në lidhje me sun...
BERLIN – Policia gjermane ka prangosur 14 persona të dyshuar për kontrabandë të disa tonëve kokainë nga Amerika e Jugut në Gjermani, duke çmontuar kështu...
KOSOVË – Këngëtari i njohur Labinot Tahiri është solidarizuar me deputeten dhe aktoren Adriana Matoshi, e cila zbuloi dje për publikun lajmin e keq s...
AFGANISTAN- Sipas organizatës “Human Rights Watch”, talebanët kanë kryer qindra ekzekutime dhe zhdukje njerëzish, në një seri veprimesh hakmarrëse, që nga marrj...
GREQI – Greqia ka vendosur se që nga 16 janari i vitit të ardhshëm do të vendosë gjoba 100 euro për çdo qytetar mbi 60 vjeç që nuk pranon të...
GREQI– Një burrë ka shkuar për të marrë një urdhër mbrojtjeje pasi dhunohej nga bashkëshortja e tij. 42-vjeçari nga Heraklioni i Kretës është dhunu...
KOSOVË – Gjykata e Apelit në Kosovë ka rrëzuar vendimin për burgim të përjetshëm për Naser Pajazitajn për vrasjen e kushërirës, dhe rasti është kthy...