DiasporaRajoni

Varhelyi nis vizitën në Ballkan, të mërkurën mbërrin në Shqipëri së bashku me vaksinat Pfizer

Varhelyi, së bashku me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabic, do të vizitojnë Institutin e Shëndetit Publik “Dr Milan Jovanovic Batut”, njoftoi Qeveria serbe.
Featured image of article: Varhelyi nis vizitën në Ballkan, të mërkurën mbërrin në Shqipëri së bashku me vaksinat Pfizer Oliver Varhelyi

SERBI– Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, qëndron sot për vizitë zyrtare në Beograd.

Varhelyi, së bashku me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabic, do të vizitojnë Institutin e Shëndetit Publik “Dr Milan Jovanovic Batut”, njoftoi Qeveria serbe.

Të martën, zyrtari evropian do të qëndrojë në Bosnje e Hercegovinë, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut. Të mërkurën ai do të vizitojë Shqipërinë dhe Kosovën, ka njoftuar më herët Komisioni Evropian.

Sipas Express, gjatë vizitës në rajon, Varhelyi do të bisedojë me zyrtarët vendas për pandeminë e koronavirusit dhe mbështetjen e BE-së në këtë kontekst, është thënë në njoftim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas tij, javën që vjen bashkë më të në rajon do të zbarkojnë edhe 651 mijë doza vaksina nga kompania Pfizer.

Deri më tani, Shqipëria shënon gati 500 mijë persona të vaksinuar me dozën anti-COVID, ndërsa objektivi që të në fund të majit numri të shkojë në gjysmë milioni. Vaksinimi ka mbaruar për të moshuarit, pedagogët, mësuesit, efektivëvt e policisë, bluzat e bardha dhe gazetarët, ndërsa fasha ka zbritur në +60 vjeç.

(d.a/dosja.al)

Shto Koment