Rajoni

Varheli: KE pro hapjes së bisedimeve mes Shkupit dhe Tiranës në pranverën e ardhshme

Bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për anëtarësim në Bashkimin Evropian duhet të fillojnë në pranverë dhe kështu të korrigjohet gabimi i bërë kundrejt këtyre dy vendeve në muajin tetor.
Featured image of article: Varheli: KE pro hapjes së bisedimeve mes Shkupit dhe Tiranës në pranverën e ardhshme Foto ilustruese

SHKUP- Komisioneri për zgjerim Oliver Varheli këto komente i bëri në takimin joformal me ministrat e jashtëm të shteteve anëtare në BE, në të cilin takim morën pjesë edhe ministrat nga Maqedonia dhe Shqipëria.

“Diskutimi ishte shumë pozitiv dhe unë jam i bindur se do të mund ta përmirësojmë gabimin e bërë në muajin tetor dhe bisedimet t’i fillojmë në pranverë”-tha Oliver Varheli, Komisar për zgjerim.

Edhe shefi i diplomacisë greke Dandias tha se paralelisht me reformat brenda BE-së, të vazhdojë edhe procesi i bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“U bë një kërkesë për të përmirësuar metodologjinë e zgjerimit dhe nevojën për të mbajtur në fokus perspektivën evropiane të Maqedonisë Veriore dhe të Shqipërisë, si dhe të vendeve të tjera të rajonit, gjithmonë brenda kornizës së përafrimit me legjislacionin Evropian”-pohoi Nikos Dendias, shef i diplomacisë greke.

Se metodologjia e re nuk duhet të bëhet pengesë për hapjen e bisedimeve e tha edhe ministri i jashtëm i Rumanisë, Bogdan Auresku.

“Çfarëdolloj metodologjie që e bën procesin më efikas është i mirëpritur, mirëpo të mos bëhet pengesë për procesin aktual me Maqedoninë dhe Shqipërinë”-pohoi Bogdan Aurescu, ministër i jashtëm i Rumanisë.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë Dimitriov tha pas takimit se vendi fokusohet në zbatimin e reformave. Paralajmëroi edhe vizitën e komisionerit për zgjerim në Shkup.

“Na u tha se në qershor do të ketë një vendim, kështu që duhet ta korrigjojmë këtë. Nuk mendoj se ka alternativë tjetër për Ballkanin Perëndimorë, përpos integrimit të BE. Nuk do të biem në kurthin e viktimizimit dhe të fajësojmë ndokënd. Do të vazhdojmë sjellim lajme të mira sa I takon reformave dhe raporteve ndër fqinjësore dhe do të ia bëjmë të pamundur cilitdo shtet që të thotë jo përsëri”-tha Nikolla Dimitrov-, ministër i Jashtëm.

Ndërsa ministri i jashtëm shqiptar Cakaj tha se menjëherë pas miratimit të metodologjisë së re për negocim, pritet të fillojë një dinamikë e re politike në funksion të hapjes së negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Takimi joformal i parapriu mbledhjes së Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së.

Marrë nga Alasat.m

Shto Koment