Sociale

Varfëria “ulet këmbëkryq” në familjen Veseli/ 11-vjeçarja apel për ndihmë: Më dhimbsen! S’e përcjell dot vuajtjen e prindërve

Janë plot gjashtë fëmijë, ndërsa Armela fëmija e më vogla e familjes, shqetësohet për ngërçin që ka mbërthyer familjen e saj, hallet dhe mungesa e kushteve të jetesës së dy motrave dhe tre vëllezërve.
Featured image of article: Varfëria “ulet këmbëkryq” në familjen Veseli/ 11-vjeçarja apel për ndihmë: Më dhimbsen! S’e përcjell dot vuajtjen e prindërve 11-vjeçarja Armela Veseli dhe shtëpia ku jeton familja

KURBIN- Armela Veseli vajza 11-vjeçare nga fshati Fushë Milot në Kurbin e rrethojnë një mijë halle në familjen e saj. Nxënësja e klasës së tretë jeton në kushte mjaft të vështira ekonomike, përpos dhe strehëzës së saj që rrezikon shembjen. Janë plot gjashtë fëmijë, ndërsa Armela fëmija e më vogla e familjes, shqetësohet për ngërçin që ka mbërthyer familjen e saj, hallet dhe mungesa e kushteve të jetesës së dy motrave dhe tre vëllezërve. Nuk mundem t’i shoh dhe të përcjell vuajtjet e prindërve, por dhe tërë familjes kështu si është paraqitur kjo jetë mjaft e vështirë.

Më dhimbsen të gjithë, nuk kam çfar të bëj për të kapërcyer situatën që ka mbërthyer familjen time, ku babai siguron pak të ardhura në një kompani private, ndërsa dy vëllezërit kërkojnë të mbledhin ndonjë lëndë metalike për skrap, apo të sigurojnë ndonjë punë, e cila është mjaft e vështirë këtu në Kurbin.

 

 

Armela, teksa përlotet thotë se sapo të rritem do siguroj ndonjë punë vetëm të shpëtoj familjen nga kjo gjendje ku jemi katandisur dhe pa ngrënë jemi shtrirë për gjumë në tabanin e tokës, pasi janë vetëm dy divane të dhuruara aty ku dhe mund të qetësohen tre të vegjlit. Më dhimbsen prindërit, vëllezërit dhe dy motrat që kalojnë të tillë kushte si në mesjetë, ndërsa unë hera -herës zgjohem nga gjumi të shoh njerëzit e familjes, teksa flenë me brinjët në tokë, nuk kam se ç’të bëj, jam e pamundur të ndihmoj me të ardhura familjen- ka thënë vajza 11-vjeçare Armela.

 Familja e 52-vjeçarit Agim Veseli në Fushë Milot të Kurbinit konsiderohet ndër familjet e rralla nga kushtet e vështira, me dy dhoma të shkatërruara, me pak të ardhura por me apelin struktura për të shpëtuar nga tmerri sëpaku të Aremlës, e cila pasi të mbarojë shkollën kërkon të vijojë studimet dhe t’ju vijë në ndihmë të varfërve. Madje Armela fton kryemimnistrin Edi Rama për t’i dhënë shpresë, sikurse dhe ndihmë të jëtojë dhe Armela si tërë moshataret e saja.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment