Politike

Vangjush Dako nuk është larguar nga Durrësi, ja fotoja ku emri i tij qëndron ende i varur në mur: Drejtimi i duhur

FOTO
Por, Dako siç duket është treguar këmbëngulës për të mos u larguar nga Durrësi, të paktën nga murët e selisë rozë të këtij qyteti.
Featured image of article: Vangjush Dako nuk është larguar nga Durrësi, ja fotoja ku emri i tij qëndron ende i varur në mur: Drejtimi i duhur Foto nga selia rozë

DURRËS– Kryeministri Edi Rama ndërmori një vendim këtë shtator, duke larguar Vangjush Dakon nga Durrësi dhe duke marrë vetë në duar drejtimin politik të këtij qarku. Por, Dako siç duket është treguar këmbëngulës për të mos u larguar nga Durrësi, të paktën nga murët e selisë rozë të këtij qyteti.

Siç shihet në fotot e mëposhtme, emri i Vangjush Dakos është ende i shkruar në tabelat e vendosura në degën e Partisë Socialiste në Durrës. “Vangjush Dako, drejtimi i duhur për Durrësin,”- shkruhet mbi foto.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Siç duket Rama e ka ‘harruar’ se Dako nuk është më drejtues politik për këtë qark.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment