Aktualitet

Dako i pandehur? Prela hesht para mediave: Erdha për deklaratë, jo për të më pyetur

Prela në fund të deklaratës nuk ka dashur që t’i përgjigjet asnjë medie duke thënë se kishte dalë aty vetëm për të lexuar deklaratën

TIRANË- Drejtuesja e Krimeve të Rënda Donika Prela ka dalë sot në një deklaratë për mediat në lidhje me dosjen “339”. Prela në fund të deklaratës nuk ka dashur që t’i përgjigjet asnjë medie duke thënë se kishte dalë aty vetëm për të lexuar deklaratën.

Pyetja që drejtuesja e Krimeve të Rënda nuk donte që t’i përgjigjej ishte në lidhje me Vangjush Dakon. A është ai po jo, ai një ndër të pandehurit e kësaj dosje? Po Prela ende pa dëgjuar të plotë pyetjen tentoi të çohej nga tavolina dhe më pas kur pa që gazetarët insistuan dha këtë përgjigje. “Kjo ishte ajo që donim të ndajmë me ju, njoftimi ka qenë për deklaratë me mediat”, u shpreh Prela.

Por pas kësaj përgjigje gazetarët bënë një seri pyetjesh në lidhje me Dakon, me të hetuarit dhe por dhe me urdhrin për mos publikimin në media të materialeve. “Ju bëj me dije se është një njoftim se çfarë është bërë deri tani”, përfundoi prokurorja.  

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Drejtuesja e Krimeve të Rënda, Donika Prela, ka dalë sot para mediave ku ka dhënë detaje në lidhje me dosjen “339”. Prela tha se në fillim hetimet janë nisur për trafik drogë dhe më pas për korrupsion të funksionarëve të lartë vendor. Ajo shtoi se kanë qenë katër prokuror që kanë hetuar këtë dosje dhe materialet që janë 624 CD nuk janë transkriptuar.

(A.B & A.S/ Dosja.al)

Shto Koment