Sport

Van Gaal sulmon klubet holandeze: Përdorni koronavirusin për intereset tuaja

Trajneri i madh e ka seriozisht. Kërkon vazhdimin e kampionatit
Featured image of article: Van Gaal sulmon klubet holandeze: Përdorni koronavirusin për intereset tuaja Louis van Gaal

Louis van Gaal ka kritikuar ashpër klubet holaandeze si Ajax, PSV dhe AZ. Ato duan ta pezullojnë përfundimisht kampionatin, meqë e gjithë bota është në kushtet e një pandemie.

“Futbolli aktualisht nuk është aspak i rëndësishëm, por nëse e kalojmë koronavirusin, atëherë duhet të përfundosh kompeticionin. Sporti ekziston për të përcaktuar një fitues në fushën e lojës dhe jo për të thënë pas 25 ndeshjesh që ta ndërpresim dhe të shpallim Ajax-in kampion”, ka deklaruar ish-trajneri i njohur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ata që janë sportistë e kuptojnë atë që po them. Më duket skandaloze mënyra sesi po përdoret problemi i shëndetit në këtë kontekst. Shpresoj me të vërtetë që skuadrat e mesit të renditjes të mund të garantojnë përfundimin e sezonit”, ka shtuar ai.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment