LIVE UPDATES
Insights

ANALIZA/ Balla: Meta me guxim të marri doli kundër Amerikës, s’e bëri dot as Ramiza Alia e as Berisha

12 Qershor 2019, 14:04 Nga DOSJA
ANALIZA/ Balla: Meta me guxim të marri doli kundër Amerikës,

TIRANË– Kriza aktuale deri të martën, kishte një pikëpyetje të madhe: kush e nxiti atë? Kush shtyu Opozitën në aksionin e saj ekstrem politik të djegies së mandateve? Kush I dha idenë të braktisë zgjedhjet? Dhe me e rënda: kush po e fut atë në kurs total përplasjeje me Perëndimin? Dhe për cilat arsye? Teoria konspirative sot u vërtetua. Jo thjesht nga darka e Doktorit me Metën dhe pranimi që I ai I bëri asaj publikisht. Por nga argumentet që kreu I shtetit përdori të martën në daljen e tij të dytë publike në 24 orë, pasi kreu për herë të tretë në gjashtë muaj një tjetër akt të paprecedentë ndaj kushtetutës: shfuqizimin e zgjedhjeve. Basha tha sërish të martën në darkë të vetëve, se shfuqizimi i dekretit ishte fitore e Opozitës. Por në dritën e asaj që tha presidenti të hënën dhe të martën, më lehtë është të besosh se në Tokë ka alienë. Përse?

Të thuash që Basha detyroi Metën të ç’dekretonte zgjedhjet është një gjë qesharake. Që mund ta detyronte Monika do ishte më e besueshme, por të gjithë e njohim Metën. Meta nuk është reaktiv, por aktiv. Meta nuk është pasoja. Është shkaku. Meta e tha vetë. Ai paska bërë dekretin vetëm pak minuta para protestës dhe i kishte telefonuar Bashës për të qetësuar “uraganin” e opozitës. Por fjalori i tij i 24 orëve nuk lë dyshim se është ai Lideri i Vërtetë i kësaj lëvizjeje. Megjithëse njerëz pranë tij prej javësh tentojnë ta portretizojnë si të mërzitur për djegien e mandateve dhe absolutisht kundër tyre, këto dy ditë ai tregoi se është më shumë i mërzitur se në aksionin opozitar, ai është i vetmi institucion që e mbështet, brenda dhe jashtë vendit. Një aksion që në fakt nuk lindi në 16 shkurt, por që në janar, kur kreu i shtetit me një praktikë jo bindëse dhe të dyshimtë kushtetuese, u fut direkt në konflikt me kryeministrin për dekretet e dy ministrave, duke zgjuar opozitën e fjetur që dështoi të krijonte një uragan me të vetmin skandal të provuar të qeverisë, atë të Astirit.

Por tani së bashku me dekretin për anulimin e zgjedhjeve, ai krijoi për herë të parë precedentin e ri: që një kryetar shtet bashkon retorikën politike me aksionin institucional. Një gjë që nuk e bëri paraardhësi i tij, Nishani e nuk guxoi ta bënte as Berisha gjatë 7 viteve si president. Meta shpëtoi aksionin opozitar, pasi me dekretin, ai e çoi konfliktin nga politik, në juridik. Meta mori përsipër pasditen e të martës të thoshte publikisht atë që në korridoret e opozitës flitet nën zë: qëndrimin kundër ndërkombëtarëve e veçanërisht Uashingtonit, për mbajtjen apo jo të zgjedhjeve në 30 qershor. Edhe këtu Meta me një guxim shqiptari (ose të marri varet nga këndi i vështrimit) mori përsipër që këtë retorikë anti-amerikane ta bënte publike. Bile nën petkun e Presidentit të Republikës së shtetit të 52-të të pashpallur amerikan, shqiptarëve. Një retorikë e një presidenti shqiptar kundër Amerikës daton kohën e Enverit. Ndoshta i fundit që sulmonte amerikanët nga pozitat e kreut të shtetit, ishte Haxhi Lleshi. As Ramiz Alia nuk guxoi ta bënte si President në vitet 1991-1992. As Berisha nuk guxoi ta bënte këtë, por nxori Bashkim Gazideden të akuzonte amerikanët se po përziheshin në punët e shtetit dhe se ishin shkaktarët e 1997. Por duke njohur Metën, vështirë që të jetë Luli që ta ketë bindur edhe për këtë.

Sepse të martën pasdite, Ilir Meta bëri ofertën finale: të largohej pasi të zgjidhej kriza. Dhe ai e lexon krizën siç e thotë përmendësh Basha. Ai nuk iu përgjigj pyetjes së Thimi Samarxhiut se çfarë ai paska negociuar me Bashën që të tërhiqej, kur dihet se Basha ka vetëm një pikë që duhet të tërhiqet që palët të ulen në tryezë: fjalinë të ikë Edi Rama. Në fakt Meta s’mund të negociojë me Bashën një fjali që ai e ka vënë vetë në fjalorin e kreut të PD, si një kusht të pamundur në ekuacionin e krizës dhe që bën të pamundur çdo negociate Rama-Basha.

Sepse ai, më shumë se të gjithë, u mërzit kur Basha bëri marrëveshjen me Ramën në 2017-n, në kohën kur Rama ende ishte zyrtarisht aleat me LSI. Kur ai hante darkë me Bashën dhe i thoshte “nesër do vij në çadër”, por në fakt shkoi te Pazari I Ri dhe mbylli pazarin e vjetër për zgjedhjen e tij si president. Në kohën kur ai zgjidhej president nga Rilindja, por pastaj u fut në fushatë për të nxjerrë në opozitë ata që e zgjodhën në majën e shtetit. Ilir Meta është në krye të lëvizjes opozitare, pasi ai s’mund të lejojë Lulin të jetë negociator për çështjet e familjes së vet. Ndaj loboi për vendosjen e Nishanit në një post vendimmarrës në PD, si garanci për mosbërjen e pazareve të tjera Basha-Rama, duke tërhequr në këtë paranojë edhe Sali Berishën, që është edhe ashtu shumë paranojak për familjarët e tij.

Ndaj kur dëgjova se paska bindur Kryemadhin dhe Bashën të mos bëjnë protestë të dhunshme me 8 qershor, unë e besova Presidentin tim. Sepse më në fund në subkoshiencën e tij, ai na tha të gjithëve, se nuk e kishte bindur bashkëshorten dhe aleatin e saj më herët, jo se s’mundej, por se s’donte. Por tashmë gjërat kanë shkuar në një pikë kritike. Zgjedhjet po afronin dhe ndërkombëtarët mesa duket kishin arritur një sukses jo të vogël: të bindnin Bashën dhe Kryemadhin që t’u thoshin shefave të tyre politikë, Berisha dhe Meta, se dhunën “nuk e bënin më dot”, sa kohë që Uashingtoni do t’i quante ata fajtorë nominalë.

(Marrë nga RealStory)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione anulimi i zgjedhjeve ilir meta kriza politike sokol balla anulimi i zgjedhjeve ilir meta kriza politike sokol balla

Sondazh

Poll
Insights 10 Qershor 2019, 14:12

Mos shko or trim

TIRANË- Shtyrja e datës së zgjedhjeve lokale nga Presidenti, në kushtet e bojkotit të opozitës dhe mungesës prej më shumë se një viti të Gjykatës Kushtetue...

Insights 9 Qershor 2019, 12:05

Tregimi i së dielës (GALLATA)

GALLATA…(Tregimi i së dielës.)Duket çudi,por ja që atë vajzë të bukur perri e quanin Gallata. Sot fjala ka kuptimin e qyfyreve,humorit pa të keq,et...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni