Sport

Van Dajk rrezikon sezonin, “The reds” në ankth

Nëse konfirmohen dyshimet, atëherë mbrojtësi holandezi Virxhil Van Dajk pritet të rikthehet në maj për europianin, çka do të ishte një humbja e madhe për Liverpulin
Featured image of article: Van Dajk rrezikon sezonin, “The reds” në ankth

ANGLI – Liverpuli tani e ka harruar derbin ndaj Evertonit. Madje edhe barazimin 2-2 në “Goodison Park”, në një përballje, ku nuk munguan as polemikat për një gol të anuluar në pozicion jashtë loje milimetrik për “the reds”. Trajneri Jurgen Klop tani është i shqetësuar për fatin e mbrojtësit kryesor të tij, Virxhil Van Dajkl.

Holandezi ra viktimë e një ndërhyrjeje brutale nga ana e portierit Xhordan Pikford, i cili në minutën e 11-të të takimit ndërhyri me të dy këmbët mbi mbrojtësin dhe e la atë të dëmtuar, ndonëse gjyqtari ndali lojën për një pozicion jashtë loje të Van Dijk.

Mbrojtësi i Liverpulit la menjëherë fushën e lojës, i zëvendësuar nga Gomez, ndërsa në kampin e “the reds” i tremben shumë një dëmtimi të ligamenteve të kryqëzuara të gjurit, që do ta mbante atë jashtë fushe të paktën 6-7 muaj. Gjithsesi shkalla e dëmtimit të Van Dajkut pritet të konfirmohet vetëm pasi të jenë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nëse konfirmohen dyshimet, atëherë mbrojtësi holandez pritet të humbë pjesën më të madhe të sezonit dhe të rikthehet vetëm në maj për kampionatin europian të futbollit.

Kjo do të ishte fatale për kampionët në fuqi të Premier League, të cilët kanë treguar se pa Van Dajk në fushë janë një skuadër e brishtë, që pëson shumë gola dhe e ka të pamundur të qëndrojë në nivele të larta.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment