Sport

Van Basten shpreh keqardhjen e tij: Futbolli është bërë thjesht biznes

Legjenda e futbollit jep mesazhe të forta
Featured image of article: Van Basten shpreh keqardhjen e tij: Futbolli është bërë thjesht biznes Van Basten

Klubet në futbollin e sotëm funksionojnë gjithnjë e më shumë si kompani. Kujdesi më i madh është për bilancin dhe janë gjithmonë e më të rralla shpenzimet e çmendura që mund të rëndojnë bilancet e klubeve.

Një futboll që ka humbur sigurisht aspektin romantik, siç ka theksuar edhe ish-sulmuesi i Milan-it, Marco van Basten. Gjatë një intervistë të dhënë për FanPage, holandezi ka kritikuar ashpër futbollin e sotëm.

“Futbolli po bëhet gjithmonë e më shumë një biznes, në të cillin paraja dhe buxheti janë e vetmja gjë që ka rëndësi, sepse sa më shumë të ardhura ka një klub, aq më të mirë janë lojtarët që mund të blihen”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ka disa klube që po bëhen gjithmonë e më të vegjël, dhe më vjen shumë keq për këtë. Besoj se UEFA duhet të bëjë të mundur që klubet t’i afrohen sa më shumë njëri-tjetrit, në vend që diferenca mes tyre të thellohet gjithnjë e më shumë, siç ka ndodhur në 25 vitet e fundit”, ka thënë Van Basten.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment