Politike

Opozita parlamentare ndez “motorët” e fushatës/ Valteri publikon logon e partisë së re, deputetja Hyseni nuk ngurron ta urojë: Suksese!

FOTO
Deputetja Edlira Hyseni i ka uruar suksese Halit Valterit për krijimin e partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare. Në një koment në Facebook, ajo i uron suksese.
Featured image of article: Opozita parlamentare ndez “motorët” e fushatës/ Valteri publikon logon e partisë së re, deputetja Hyseni nuk ngurron ta urojë: Suksese! Halit Valteri dhe Edlira Hyseni

TIRANË-Deputeti Halit Valteri ka zbuluar logon e partisë më të re, Lëvizja Demokratike Shqiptare, pjesë e së cilës është edhe vetë. Nëpërmjet një postimi në Facebook deputeti ka publikuar logon e partisë, ku nuk kanë munguar urimet e shumta, mes tyre edhe ajo e deputetes Edlira Hyseni.

“Suksese”, i shkruan deputetja Hyseni për partinë e re Valteri. Nuk dihet ende nëse deputetja Hyseni do të jetë pjesë e kësaj partie.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Komenti

Në fund të muajit korrik, skenës politike shqiptare iu shtua një parti e re, Lëvizja Demokratike Shqiptare. Kjo parti është krijuar nga grupi i deputetëve opozitarë të dalë nga listat e PD-së. Deri më tani pjesë e kësaj partie janë 11 deputetë dhe kryetar i saj pritet që të jetë Myslym Murrizi. Mesa duket edhe deputetët opozitarë kanë ndezur “motorët” e fushatës.

Postimi i Halit Valterit

J.V/Dosja.al 

2 Komente në “Opozita parlamentare ndez “motorët” e fushatës/ Valteri publikon logon e partisë së re, deputetja Hyseni nuk ngurron ta urojë: Suksese!

  1. Haaaaaaaaaaa dhe kjo ishte mangut .u bete fare bajat

  2. Shpallni platformen e Levizjes.

Shto Koment