Sport

Valon Behrami rrëfen përjetimin e Covid-19…

“Isha i trembur. Ekziston frika se mos infektoni të dashurit tuaj, sepse të jesh futbollist në atë moment, nuk është shqetësimi yt i parë”
Featured image of article: Valon Behrami rrëfen përjetimin e Covid-19…
Përditësuar:

ITALI – Futbollisti kosovar Valon Behrami, i cili ka luajtur për ngjyrat e kombëtares së Zvicrës, ka qenë prej 22 personave në radhët e skuadrës së Xhenovas, të infektuar me Covid-19. Në një intervistë për “Sky Sport Italia”, ai ka rrëfyer se si e ka përjetuar frikën, deri në shërimin e plotë të tij.

“Ky është një virus që miliona njerëz e morën, kishte mbi 36,000 vdekje vetëm në Itali. Ne nuk mund të ndihemi fajtorë për infektimin me virus, pasi puna jonë përfshin kontaktin me sportin dhe udhëtimet, kështu që mund të ndodhë me këdo.

Gjithsesi ishin ditë të vështira dhe ndërsa unë isha mësuar, që fizikisht duhej të kthehesha në rrugën e duhur pas një dëmtimi, mendërisht kjo ishte një përvojë krejt tjetër. Isha i trembur.

Ekziston frika se mos infektoni të dashurit tuaj, sepse të jesh futbollist në atë moment, nuk është shqetësimi yt i parë. Ju nuk jeni një lojtar i sëmurë, por një person i sëmurë që ndihet i brishtë”, rrëfen mesfushori Behrami.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Xhenoa nesër në mbrëmje, do të luajë kundër Veronas në “Stadio Bentegodi” edhe pse disa nga lojtarët e tyre janë ende jashtë fushe. “Ne duhet të jemi të gatshëm të ndihmojmë njëri-tjetrin. Ka disa që nuk janë në 100 për qind dhe kjo është problem që duhet kapërcyer”, ka përfunduar mesfushori shqiptar.

Me gjasa, Valon Behrami është shëruar plotësisht nga koronavirusi dhe do të jetë i gatshëm që nesër të luajë për Xhenoan.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment