Sport

Valentino Rossi për rekord, piloti do të jetë pjesë e Moto Gp deri në moshën 43 vjeçare

Zyrtarizmi do të vijë në pistën e Jerez në datën 19 korrik ndërsa shok skuadre i Doktorit do të jetë italiani i talentuar Franco Morbidelli
Featured image of article: Valentino Rossi për rekord, piloti do të jetë pjesë e Moto Gp deri në moshën 43 vjeçare Valentino Rossi- Pilot i Petronas

ITALI– Valentino Rossi nuk njeh moshë. Sipas mediave italiane, piloti italian do të jetë pjesë e Moto Gp deri në moshën 43 vjeçare, kur i skadon kontrata me Petronas. Kontrata e Rossit do të nisë në vitin 2021 me opsion rinovimi edhe për Botërorin e vitit 2022.

Zyrtarizmi do të vijë në pistën e Jerez në datën 19 korrik ndërsa shok skuadre i Doktorit do të jetë italiani i talentuar Franco Morbidelli. Yamaha zyrtare në vitin 2021 në vend të Rossit do të ketë në skuadër Fabio Quartararon ndërkohë që Rossi do të kalojë te skuadra satelite Petronas.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment