Aktualitet

Valentina Leskaj bëhet pjesë e bordit të rëndësishëm, e para myslimane në këtë detyrë

Valentina Leskaj është emëruar në Bordin Këshillëdhënës të Lëvizjes Kundër Anti-Semitizmit (CAM).
Featured image of article: Valentina Leskaj bëhet pjesë e bordit të rëndësishëm, e para myslimane në këtë detyrë Valentina Leskaj

TIRANE– Ambasada e Izraelit në Tiranë njofton se ish-ministrja dhe deputetja socialiste Valentina Leskaj është emëruar në Bordin Këshillëdhënës të Lëvizjes Kundër Anti-Semitizmit (CAM).

“Leskaj bëhet anëtari i parë mysliman i bordit dhe bashkohet me një listë mbresëlënëse të këshilltarëve që ndihmojnë organizatën të drejtojë luftën kundër antisemitizmit në të gjithë botën. Leskaj ishte Anëtare e Parlamentit Shqiptar nga 2002 në 2017. Gjatë asaj kohe, midis një numri rolesh të lartë, ajo shërbeu si Ministre e Punës dhe Çështjeve Sociale, Zëvendëskryetare e Parlamentit dhe Nënkryetare e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Nga 2013-17, ajo ishte Presidente e Grupit të Miqësisë Shqipëri-Izrael në Parlamentin Shqiptar dhe kryetare e Parlamentit Shqiptar në Këshillin e Evropës” thuhet në njoftim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Valentina Leskaj bashkohet me Bordin Këshillimor të CAM, i cili tashmë përfshin Kryetarin e Agjencisë Hebreje (Jewish Agency Chairman), Isaac Herzog, ish-senatorin amerikan Joe Lieberman, ikonën e të drejtave të njeriut Natan Sharansky, Kryebashkiakun e Frankfurtit, Uwe Becker, Lordët e Mbretërisë së Bashkuar John Mann dhe Eric Pickles, si dhe akademikun e mirënjohur të Harvardit Dr. Ruth Wisse.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment