Rajoni

Valë shoqërimesh të ish-ministrave në Maqedoni, hetohen për shpërdorim detyre me dhënien e tokave shtetërore

Mediat maqedonase raportojnë se janë shoqëruar në polici, ish-ministrat Aco Spasenovski, Mihaill Cvetkov si dhe ish zv. ministri Kristijan Delev.
Featured image of article: Valë shoqërimesh të ish-ministrave në Maqedoni, hetohen për shpërdorim detyre me dhënien e tokave shtetërore
Përditësuar:

MAQEDONI- Disa ish-ministra dhe zv.ministra bujqësie janë shoqëruar mëngjesin e sotëm në polici, pasi akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën me ndihmat bujqësore dhe dhënien e tokës shtetërore bujqësore, shkruan INA.

Mediat maqedonase raportojnë se janë shoqëruar në polici, ish-ministrat Aco Spasenovski, Mihaill Cvetkov si dhe ish zv. ministri Kristijan Delev.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një tjetër zyrtar është shpallur në kërkim nga policia. Bëhet fjalë për deputetin Ljupço Dimovski, i cili ende nuk është gjetur nga policia.

Shto Koment