Aktualitet

Valë shkarkimesh tek ARRSH-ja, Qato: S’punuan mirë me PPP-të, të paaftë (SHKRESA)

  • Ish-drejtorit Qëndro dhe 11 punonjësve u mbyllet dera (Video)
  • Burime për Dosja.al sqarojnë se një nga të shkarkuarit është ish-drejtuesi i ARRSH, Afrim Qendro. Qendro u shkarkua pas skandalit me kompaninë DH-Albania, fituese të ndërtimit të njërit prej loteve të Unazës së Re.
    Featured image of article: Valë shkarkimesh tek ARRSH-ja, Qato: S’punuan mirë me PPP-të, të paaftë (SHKRESA) Afrim Qendro, ish-drejtor i ARRSH, Sonila Qato, drejtoresha e ARRSH dhe shkresa e shkarkimit të punonjësve
    Përditësuar:

    TIRANË- Drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato ka shkarkuar kolektivisht 11 punonjës së ARRSH-së, shumë prej të cilëve kanë qenë në nivele drejtuese.

    Burime për Dosja.al sqarojnë se një nga të shkarkuarit është ish-drejtuesi i ARRSH, Afrim Qendro.

    Pasi u shkarkua nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, Qendro mbante postin e Drejtorit të Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve.

    Qendro u shkarkua pas skandalit me kompaninë DH-Albania, fituese të ndërtimit të njërit prej loteve të Unazës së Re.

    Shkresa e Sonila Qatos për shkarkimin e punonjësve të ARRSH

    Interesant është edhe motivacioni i shkarkimit nga detyra i punonjësve të ARRSH, ku thuhet se nuk kanë punuar mirë për projektit të Partneritetit Publik Privat.

    Nga puna janë larguar shefja e Shpronësimeve, ajo e Hartimit të Projekteve, drejtori i Shërbimeve, drejtori i Projekteve, përgjegjësi i Burimeve Njerëzore dhe ai i Sigurimit të Cilësisë.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Ata janë shkarkuar brenda ditës nga Qato, ku thuhet se janë të paaftë për të kryer detyrën e tyre.

    Ditën e sotme pranë hyrjes së godinës së ARRSH-së, dy persona me listë në dorë nuk lejonin disa persona që të futeshin në ndërtesë.

    Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Top Channel, tentativë për të ndaluar ka pasur dhe për ish-drejtorin Afrim Qendro dhe zv/drejtori Ergys Verdho.

    (F.g/dosja.al)

    Shto Koment