Bota

Valë infeksionesh në rivierën franceze, dyshohet për një rast të etheve vdekjeprurëse (Operacioni anti-mushkonjave)

Në një kohë që bota ka mbi 8 muaj  që po përballet me pandeminë e koronavirusit, duket se një tjetër pandemi ka shqetësuar rivierën franceze. Një rast i dyshuar i “dengue” që mund të çojë në vdekjen e të infektuarit, ka ngritur një operacion të vërtetë “kundër mushkonjave”, insektin që shkakton sëmundjen.
Featured image of article: Valë infeksionesh në rivierën franceze, dyshohet për një rast të etheve vdekjeprurëse (Operacioni anti-mushkonjave) Foto ilustruese

FRANCË– Në rivierën franceze janë parë një sërë infeksionesh saqë tashmë  dyshohet se edhe për një rast të etheve vdekjeprurëse . E për këtë arsye në Nice të Francës po zhvillohet operacioni “anti-mushkonjave”.

Sikurse shkruajnë edhe mediat vendase “dengue” është një sëmundje tropikale e transmetuar nga insektet e llojit “tigër”.

Në një kohë që bota ka mbi 8 muaj  që po përballet me pandeminë e koronavirusit, duket se një tjetër pandemi ka shqetësuar rivierën franceze. Një rast i dyshuar i “dengue” që mund të çojë në vdekjen e të infektuarit, ka ngritur një operacion të vërtetë “kundër mushkonjave”, insektin që shkakton sëmundjen.

Mësohet se në qendër të këtij qyteti francez autoritetet shëndetësore franceze kanë raportuar një rast të dyshuar të sëmundjes tropikale, e vendosur në zonën e Avenue de Pessicart dhe Bulevardit Mantega-Righi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë autoritetet përkatëse tashmë po punojnë për të pasur nën kontroll situatën duke dezinfektuar të gjithë ambientet ku banojnë njerëz, për të frenuar përhapjen e infektimeve.

Burimi: riviera24.it

A.C/Dosja.al

Shto Koment